Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qeveria e Kosovës kërkon zgjatjen e masave emergjente për energji

17:33 23/09/2022
Reading Time: 2 min lexim

Qeveria e Kosovës i ka propozuar Kuvendit që të zgjasë masat emergjente për furnizimin me energji edhe për një muaj, me qëllim, që siç tha ekzekutivi, të ketë “normalizim të plotë” të gjendjes me rrymë.

“Zgjatja e këtyre masave bëhet për shkak të rritjes së kërkesës për energji dhe gjendjes jostabile të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë pas mbledhjes së mbajtur më 23 shtator.

Sipas Qeverisë, mungesa e energjisë është për shkak të vjetërisë së termocentraleve dhe kapaciteteve të pakta gjeneruese, por edhe “investimeve parciale në këtë sektor dhe rritjes së vazhdueshme të konsumit”.

Më 22 shtator, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), tha se me rënien e temperaturave, ditëve të fundit kërkesa për rrymë është rritur për 12 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Me qëllim të kursimit të energjisë elektrike, Qeveria e Kosovës, në gusht kishte miratuar masat emergjente që përfshinin masat e kursimit të energjisë elektrike nga të gjitha institucione, ndalimin e përdorimit të rrymës për mihjen e kritpovalutave dhe mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Tregut (KOSTT), që ky operator të ndërmarrë masat e duhura për të ofruar siguri të sistemit elektro-energjetik.

Së fundmi, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në sezonin e dimrit do të ketë reduktime të energjisë, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar kërkesën dhe çmimit të shtrenjtë të importit të rrymës. Ekzekutivi u ka bërë thirrje qytetarëve që ta kursejnë rrymën gjatë dimrit, në mënyrë që niveli i reduktimeve të ulet.

Po ashtu, Qeveria së fundmi miratoi një vendim që i obligon institucionet publike, qendrore e lokale, si dhe të gjitha ndërmarrjet publike që të jenë “racionale në konsumim të energjisë” – me fokus të veçantë te ngrohja dhe ndriçimi. Ndërkaq, më 20 shtator, Kosova ndaloi eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit që përdoren si lëndë djegëse.

Edhe Kosova është prekur nga kriza energjetike që ka mbërthyer Evropën. Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B mund të prodhojë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, gjatë dimrit, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë./REL

Të tjera

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk: 22 vjeçari Tyler Robinson
Bota

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk: 22 vjeçari Tyler Robinson

Një 22 vjeçar nga Utah është në paraburgim për vrasjen me armë të aktivistit konservator Charlie Kirk në kampusin e...

16:06 12/09/2025
Nepali në kaos: Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, 22 viktima nga përplasjet
Bota

Nepali në kaos: Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, 22 viktima nga përplasjet

Nepali është përfshirë nga skena të paprecedenta dhune, ku protestuesit kanë kapur dhe poshtëruar ministra të qeverisë në mes të...

19:01 10/09/2025
Para
Covid-19 në vend, ja sa raste të reja shënohen gjatë 24 orëve të fundit

Covid-19 në vend, ja sa raste të reja shënohen gjatë 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qeveria fryn administratën për zgjedhje: më shumë punonjës shteti se kurrë, 1 në 12 shqiptarë me rrogë publike

Qeveria fryn administratën për zgjedhje: më shumë punonjës shteti se kurrë, 1 në 12 shqiptarë me rrogë publike

18:01 13/09/2025
Vrasja me tritol e gjyqtarit Konomi 14 vite më parë: familja kërkon me ngulm rihapjen e dosjes

Vrasja me tritol e gjyqtarit Konomi 14 vite më parë: familja kërkon me ngulm rihapjen e dosjes

17:40 13/09/2025
Horoskopi sot, 13 shkurt 2023

Horoskopi: 13 shtator 2025

10:49 13/09/2025
‘Babi, hajde për darkë, ndoshta nuk shihemi më’/ Motrat humbin jetën, vëllai 7-vjeçar lufton me leuçeminë

‘Babi, hajde për darkë, ndoshta nuk shihemi më’/ Motrat humbin jetën, vëllai 7-vjeçar lufton me leuçeminë

00:02 13/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.