Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qeveria çoi 20% të investimeve në tunelin e Llogorasë, akset Shkozet – Plepa dhe i Fushë-Krujës të pakalueshëm

08:59 17/05/2023
Reading Time: 2 min lexim

Në katër mujorin e parë të këtij viti qeveria shpenzoi 15.2 miliardë lekë në formën e investimeve kapitale, nga të cilat 3 miliardë lekë (27 milionë euro) ose rreth 20 për qind e financimit total shkoi për financimin e ndërtimit të një tuneli të ri në Llogora.

Por teksa financimet e qeverisë janë përqendruar në projekte me ndikim të kufizuar, aktualisht rruga nacionale Shkozet – Plepa që është infrastruktura kryesore e plazhit të Durrësit, Golemit e Kavajës, që është qendra kryesore pritëse në vend për turizmin e organizuar, aktualisht është gati e pakalueshme.  Përveç rëndësisë që ka për turizmin në Durrës, ky aks është strategjik për turizmin e Jugut, pasi nëpërmjet tij kalon i gjithë trafiku i lëvizjeve nga Veriu dhe Qendra e vendit, duke u bërë pikë kalimi për pjesën më të madhe të turistëve që vijnë nga Rinasi.  Jo vetëm infrastruktura e zonës së Durrësit, por e gjithë qendrës së vendit është e mjerueshme aktualisht. Aksi Fushë-Krujë -Kamzë me vetëm dy korsi lëvizëse është bërë gati i pakalueshëm aktualisht nga amortizimi dhe gropat e mëdha të hapura në rrugë.

Autostrada Tiranë- Durrës e mbuluar me arna dhe me gropa nga mbikalimi i Rinasit në Durrës nuk është e denjë për një vend që po renditet në krye të listave për flukset e pritshme të turistëve.  Në listën e projekteve që kanë marrë financime edhe këtë vit u rendit jugu i vendit. Përveç tunelit të Llogorasë edhe rreth 620 milionë lekë (5.5 milionë ) euro shkuan sërish në Vlorë për financimin e By-passit dhe financimin e kostove lokale që duheshin për ndërtimin e tij.   Këtë vit buxhetor përveç financimit të kontratave koncesionare, Ministria e infrastrukturës do të realizojë rreth 12 miliardë lekë (100 milionë euro) investime në ndërtim dhe sistemim rrugësh në akset nacionale të vendit.

Por sipas të dhënave nga Ministria e Financave, 58% e kësaj shume rreth 7 miliardë lekë do të shkojnë për financimin e punimeve në Tunelin e Llogorasë. Përveç 12 miliardë lekëve, një fond i veçantë prej 4.5 miliardë lekësh do të çelët nga buxheti i vitit 2023 për financimin e kontratave koncesionare.  Investimet publike në infrastrukturën rrugore janë përqendruar këto tre dekada në periferi, duke lënë territorin e qendrës së vendit ku është e përqendruar gati gjysma e popullsisë dhe aktivitetit ekonomik pa infrastrukturë.   Vitet e fundit fondet buxhetore për rrugët kanë shkuar në jug të vendit, me aksin Kardhiq-Delvinë, Qukës-Qafë-Plloçe, Korçe-Ersekë dhe së fundmi tunelin e Llogorasë që për vite të tëra po marrin pothuajse të gjitha fondet e programuara për rrugët.  Por ndërkohë Tirana-Durrësi dhe Rinasi janë me infrastrukture të vjetruar dhe nuk i përgjigjet fluksit të udhëtareve. Zona Fushë-Krujë, Tiranë -Durrës gjendet me hendek në infrastrukturë, duke i bërë jo fisibël edhe investimet e bëra në akset periferike.

Në projektbuxhetin 2023 infrastruktura e qendrës së vendit është lënë pa financim, ndërkohë që projektet për rivitalizimin e saj kalojnë nëpër disa kontrata koncensionare PPP me kosto të larta dhe afate të gjata. As hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas nuk po përparon, një projekt që sipas afateve fillestare pritej të përfundonte vitin e kaluar./MONITOR

Etiketa: aksin Kardhiq-Delvinëfinancimin e ndërtimit të një tuneli të ri në Llogora.fondet buxhetore për rrugëtKorçe-Ersekëkset Shkozet – Plepa dhe i Fushë-KrujësqeveriaQukës-Qafë-Plloçeruga nacionale Shkozet – Plepashpenzoi 15.2 miliardë lekëtunelin e Llogorasë

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
Euro vijon rritjen pas zgjedhjeve, arrin nivelin më të lartë që prej datës 20 prill

Euro vijon rritjen pas zgjedhjeve, arrin nivelin më të lartë që prej datës 20 prill

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.