“Zhdukja” e Ervis Martinajt ka ngjallur kuriozitet teksa prej prej 16 ditësh prokuroria e Kurbinit po kryen hetime për të hedhur dritë mbi fatin e tij.
Ka dyshime se ai mund ta ketë improvizuar zhdukjen e tij ose mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët e tij.
Ndërkohë që përveç familjarëve Prokuroria po merr në pyetje të gjithë personat që mund të kenë dijeni para se ai të shkëpuste kontaktet me familjen dhe fati i tij të mbulohej nga misteri. Bëhet me dije se prokurorët kanë rënë në gjurmët e një vajze, e cila ndodhej në shoqërinë e të shumëkërkuarit para ditë përpara se familjarët të trokisnin në dyert e policisë dhe të kërkonin ndihmë.
Vajza është marrë në pyetje nga prokurorët dhe ka pranuar se kishte që nga muaji janar i këtij viti që shoqërohej me të shumëkërkuarin, me të cilin sikurse deklaron ishte njohur përmes rrjeteve sociale.
“Herën e fundit që u takuam ishte mbrëmja e 5 gushtit. Një i njohur i tij na shoqëroi për në një hotel në Durrës. Qëndruam aty atë natë dhe të nesërmen na mori. Unë ika për në shtëpi. Dy ditët në vazhdim kam komunikuar me të, por më pas u shkëputën kontaktet”, shpjegon vajza. Ajo thotë se tentoi me çdo kusht të lidhej me Martinajn, por nuk mundi dot. Për këtë shkak të nisur të shqetësohet dhe ka marrë kontante me persona, që kishin dijeni për të, por nuk ka mësuar asgjë për fatin e 40-vjecarit. E reja shprehet se nuk e kishte idenë se me ke ishte përplasur Martinaj dhe për cilët arsye, ndërsa thekson se ai asnjëherë nuk i shprehte shqetësim, apo rrëfente ndonjë ngjarje që lidhej me të. Prokuroria po heton prej më shumë se 2 javësh për rrëmbim personi, pas denoncimit të familjarëve të mbretit të lojërave të fatit. Martinaj ishte në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Veln të theksojmë se Prokuroria po heton për të hedhur dritë mbi fatin e Martinajt, duke mos përjashtuar asnjë pistë, nisur dhe nga fakti që ai kishte kundërshtarë të shumtë dhe të fortë.