Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qendra masazhi apo ‘kuplala’? Policia e Tiranës godet një tjetër biznes ‘relaksi’. Përflitet legalizimi…

13:06 03/12/2020
Reading Time: 4 min lexim

Nga viti i ardhshëm të ushtrosh profesionin e lirë të punonjëses së seksit në Shqipëri (pa leje), nuk do të përbëjë më një vepër penale.

Aktiviteti i shërbimeve seksuale pa leje, do të konsiderohet vetëm si “kundërvajtje pa leje” dhe e shumta do të ndëshkohet me gjobë, gjithmonë nëse klienti/ja nuk deponon se e ka “të dashur” ofruesin/en e shërbimit.

Kjo është mësuar nga përmbyllja e ndryshimeve të Kodit të ri Penal, i cili pritet të votohet së shpejti në parlament, ku në draft e fundit të rishikuar nga ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë, nenet për veprat penale të drogës, krimet seksuale dhe prostitucioni, do të gjejnë më pak penalitete.

Sipas Kodit të ri, ushtrimi i prostitucionit nuk do të konsiderohet më një “vepër penale siç ka qenë deri më tani, por vetëm ‘kundravajtje pa leje’”.

time.al - TIRANE/ Kapen mat 3 punonjëse, seks në qendrën e masazhit, pranga  menaxheres - Na ndiqni ne, të ndiqni lajmet

Deri tani “krimi” i ushtrimit të prostitucionit dënohej deri në tre vite burg dhe përgjatë viteve. ka pasur tentativa të shumta për ta ndryshuar këtë nen të Kodit Penal.

Tentativa e fundit ishte në vitin 2015, kur pati një debat politik, publik, si dhe në parlament me temë: “Të dënohet apo jo ushtrimi i prostitucionit dhe përfitimi i favoreve seksuale kundrejt pagesës?!”.

Ky debat që zhvillohet sa herë që bëhen ndryshime në Kodin Penal, u bë në kuadër të “firmosjes” apo jo të ndryshimeve ligjore.

Skandali/ Gruaja seks me 25-vjeçarin në dhomën e hotelit para syve të  vajzës 7-vjeçe, arrestohen nga policia - Bota Sot

Prostitucioni, një ilegalitet i “legalizuar”

Flamurtarë të këtyre ndryshimeve të kërkuara, kanë qenë deputetët e “Rilindjes”. Duke qenë se kjo çështje mbeti pezull, Gjykata e Lartë i’u drejtua gjatë muajit prill të vitit 2015 me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, për dekriminalizimin e nenit 113 të Kodit Penal, për veprat penale që lidhen me prostitucionin.

Kjo kërkesë u shqyrtua në seancën e 23 Prillit 2015, ndërsa në vendimin e saj kjo gjykatë la në fuqi dënimin si për femrat e shfrytëzuara, si për përfituesit e favoreve seksuale, duke rrëzuar kërkesën e Gjykatës së Lartë, me argumentimin se “dënimi prek si palën ofruese dhe palën përfituese të favoreve seksuale kundrejt lekut dhe se ky ligj nuk përmban diskriminim gjinor”.

Edhe në vitin 2013 është zhvilluar në Komisionin e Ligjeve një debat i ashpër për të njëjtën temë, ku deputetet e “Rilindjes”, Vasilika Hysi dhe Ermonela Felaj, mbështetën propozimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për ndryshimin e nenit “për prostitucionin”.

Por pas presionit të madh publik, të gjitha palët në Komision e hodhën poshtë me votë.

Vetëm 5 muaj përpara zgjedhjeve, qeveria duket se ka vendosur që as të mos e legalizojë “hapur” por as të mos e penalizojë më prostitucionin, por “de fakto” ta lejojë që të lulëzojë në ilegalitet të “legalizuar”.

Ishte kthyer në çerdhe prostitucioni, policia mësyn në qendrën e masazhit  në Tiranë - Abc News

Rasti i fundit në Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se, “në rrugën ‘Don Bosko’ disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga menaxheri dhe pronari i një qendre masazhi”, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve.

Në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disamujore, u kap dhe u vu në pranga menaxheri i qendrës së masazhit, shtetasi Kliton Shuli, 28 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim pronari i kësaj qendre, shtetasi Ernest Shkreli, 23 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronin ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Klientët e kësaj qendre bënin pagesa për dy shërbime dhe përfitimet ndaheshin ndërmjet administratorit dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

Besa” rrëfen tmerrin e punës në lokalet e masazhit në Prishtinë: Kështu u  bënin terminet për seks | Gazeta NewBorn

Si ka lulëzuar seksi me pagesë

Prej kohësh në vendit tonë, herë pas here, hapet debati nëse do të duhet që si në shumë vende të Bashkimit Europia prostitucioni të legalizohet dhe t’i nënshtrohet rregullave dhe taksave specifike të mbikëqyrura fort nga shteti.

E vërteta është se prostitucioni në vendin tonë lulëzon në mënyrë ilegale dhe i kamufluar, në mënyra të ndryshme.

Janë të shpeshta goditjet e policisë nëpër qendrat e masazheve (si ky i kësaj të enjteje), ku nën mbulesën e këtij biznesi bëhen shërbime seksuale edhe me femra të ardhura nga Europa Lindore e Azia. Gjithashtu mjaft lokale nate në Tiranë u ofrojnë klientëve një shërbim të tillë (pas pune).

I përhapur është edhe prostitucioni i “shoqërueseve” si dhe ai on-line, i cili edhe pse është goditur disa herë, vazhdon që të jetë në veprim veçanërisht në Tiranë.

Këtë biznes shumica e vendeve të përparuara e kanë zgjidhur vetëm duke e legalizuar dhe mbajtur nën kontroll të rreptë nga shteti.

“De facto” ky është një “legalizim” i tij, por jashtë kontrollit të shtetit dhe sistemit të taksimit siç ndodh me çdo biznes.

/GazetaReforma.com/

 

Etiketa: legalizimmasazhpoliciaqendraTirane

Të lidhura

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë
Kryesore

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

Në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj, ka dhënë një mesazh të qartë dhe...

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023
Horoskopi

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill): Dita sjell vendime të rëndësishme për të ardhmen në jetën në çift. Beqarët mund...

11:13 07/06/2025
Para

FOTO/ Ishte infektuar nga COVID, i riu nga Elbasani ndërron jetë tek ‘Shefqet Ndroqi’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

11:13 07/06/2025
Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.