Një ngjarje makabre u regjistrua ditën e sotme në Korçë.
Një tregtar ambulant, Dashnor Osmani, u qëllua me sëpatë.
Policia arrestoi si autor të dyshuar për krimin, 42-vjeçarin, Zamir Topi.
Ky i fundit ka deklaruar se viktima i kishte dhunuar varrin e nënës.
Mësohet se në vitin 2014, viktima dhe autori i kishin varrosur të afërmit afër.
Dashnor Osmani u qëllua për vdekje me sëpatë dhe më pas trupi i tij u hodh në rrugën pranë Pazarit.
Kalimtarët e rastit u tmerruan kur panë trupin e pajetë të mbuluar në gjak.