Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qëlloi me breshëri plumbash në furrën e bukës, dalin pamjet e “lajthitjes” së 32-vjeçarit në Shkodër

10:41 23/03/2022
Reading Time: 2 min lexim

Një 32-vjeçar në Shkodër “lajthiti” dhe qëlloi  me armë zjarri në drejtim të furrës së bukës, në lagjen “Skënderbeg”, në pronësi të shtetasit Sadet Sala, me të cilin kishte konfliktuar.

Armando Ndreu ashtu sikurse shihet nga pamjet e siguruara nga Ballkan Web, pasi ka qëlluar me armë, është larguar me shpejtësi, duke lënë mjetin në rrugë.

Gjithashtu nga pamjet evidentohet se si Ndreu shihet afrohet me qetësi përpara ambienteve të furrës dhe nis të qëllojë me breshëri plumbash në drejtim të saj. Fatmirësisht, veç dëmeve materiale nuk ka pasur persona të lënduar.

 

Ndërkohë që janë zbuluar dhe motivet që dërguan dy të rinjtë të degjeneronin sherrin deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Bëhet me dije se dy të rinjtë, Armando Ndreu dhe Sadet Sala kanë qenë duke pirë së bashku në një lokal. Papritur dy të rinjtë në pije e sipër kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe janë konfliktuar. Sadet Sala, pronar i një furre buke në vendin ku pati të shtëna ka goditur me grusht 32 vjeçarin.

Ky i fundit ka shkuar në shtëpinë e tij që ndodhet në katin e 7-të të një pallati aty afër duke marrë një automatik kallashnikov dhe është rikthyer duke qëlluar në drejtim të Sadet Salës. Ky i fundit ka arritur që t’i shpëtojë plumbave. Pasi Armando Ndreu ka marrë mjetin e tij për t’u larguar, në atë moment dyshohet se pronari i furrës së bukës Sala ka qëlluar edhe ai me një pistoletë katër here, por edhe 32 vjeçari i ka shpëtuar plumbave. Nga të shtënat një plumb përfundoi brenda furrës së bukës në të cilën ndodhej shitësja e cila shpëtoi mrekullisht bashkë me kalimtarë të tjerë të rastit, banorët e pallateve që kanë shtëpitë aty dhe shitësit e subjekteve të tjera.   Një plumb kapi edhe një mjet të parkuar në anë të rrugës. Dyshohet se 32 vjeçari Ndreu ka qenë në gjendje të dehur kur ka qëlluar. Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur policia ka mbërritur aty duke nisur hetimet paraprake. Efektivët kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin, Armando Ndreu 32 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg dhe pronarin e furrës së bukës, shtetasin Sadet Sala. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa të dy personat e përfshirë në këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dhe po punohet për gjetjen dhe kapjen e tyre.

Njoftimi i Policisë së shtetit për ngjarjen e djeshme:

Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të tjera

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3
Aktualitet

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi dhe sulmet me dron ndaj bazave perëndimore...

16:13 02/03/2026
80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina
Aktualitet

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

Që në ditën e parë ky projekt u shit si mrekullia ekonomike e dekadës. Miliarda euro investime, mijëra vende pune,...

12:20 02/03/2026
Para
“Wawes” në Vlorë, arrestohen 3 persona, mes tyre 21-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasje  (Emrat)

"Wawes" në Vlorë, arrestohen 3 persona, mes tyre 21-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasje (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

16:13 02/03/2026
80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

12:20 02/03/2026
582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar

11:06 02/03/2026
Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

12:46 01/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.