Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Punimet në rrugë zbuluan varrin masiv në Përmet, VOA: Dyshohet se janë viktima të komunizmit

19:25 15/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Zbulimi i disa varreve në Përmet gjatë punimeve për infrastrukturën rrugore po ngjall reagime. Shoqata antikomuniste e të përndjekurve politikë thotë se dyshon se varret janë të të zhdukurve nga diktatura komuniste, pasi zona është në një ish-repart të Ministrisë së Brendshme. Ndërsa Prokuroria e Përmetit thotë se është në pritje të vlerësimit të ekspertëve të monumenteve dhe mjekësisë ligjore pasi varret dyshohet se janë të periudhave më të hershme.

Punimet në infrastrukturën rrugore në Përmet kanë nxjerrë në dritë në pjesën fundore të qytetit disa varre ende të paidentifikuara nga autoritetet shtetërore. Shoqata antikomuniste e të përndjekurve politikë thotë se dyshon se varret janë të të zhdukurve nga diktatura komuniste. Kryetari i kësaj shoqata Nebil Çika tha se në diktaturën komuniste zona ku janë gjetur varret ka qenë një repart ushtarak i Ministrisë së Brendshme ku nga të dhënat arkivore dhe dëshmitë dyshohet se kryheshin ekzekutime të kundërshtarëve politikë.

“Janë katër varre që ne kemi gjetur, në fakt dyshohet nga dëshmitarët dhe nga indiciet që të jetë një varrezë shumë e madhe. Pra, edhe ndërtesat që janë ndërtuar këtu, një pjesë e tyre dyshohet që të jenë bërë mbi varre. Në diktaturën komuniste këtu ka qenë një repart ushtarak, nga ato repartet famëkeqe të ndjekjes që ndiqnin armiqtë e komunizmit, diversantët, ata që arratiseshin dhe deri në vitin 1991 ka qenë qendra më e madhe e stërvitjes së ushtarëve të kufirit. Në bazë të të dhënave që kemi dhe nga arkivi i Ministrisë së Brendshme, por edhe nga dëshmitarët, këto lloj repartesh të izoluara, në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Sigurimit të Shtetit përdoreshin dhe si vende ekzekutimi për kundërshtarët e regjimit, ata që dënoheshin me vdekje, ata që vriteshin ose kapeshin në kufi, varroseshin në këto vende”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Ndërsa Bektash Osmani ish-i përndjekur politik në Përmet thotë se të dhënat e kohës dëshmojnë se në këtë zonë u pushkatua një klerik katolik, Dom Gjergj Gjeçaj dhe familjarët e kanë kërkuar trupin e tij.

“Këtu ka qenë repart ushtarak dhe këtu është pushkatuar në vitin1947 një prift katolik Dom Gjergj Gjeçaj. Të afërmit kanë ardhur disa herë dhe kur morën vesh edhe zbulimin e varreve erdhën dhe thanë se kur të hapet të shikojmë por nuk e besojmë se është këtu “, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Duhet të ketë edhe varre të tjera, thotë Bektashi nga bisedat që ka bërë me inxhinierët e kompanisë pasi zona ku janë gjetur varret duket se është fillimi dhe mund të jetë më e gjerë.

“Këtu nuk janë pak viktima. Sipas të dhënave duhet të jenë edhe më shumë edhe në godinat më tutje. Kështu tha dhe inxhinieri i firmës, në rrëzë është njëri varr por mund të ketë edhe të tjerë më tutje.

Bektashit i pushkatuan babanë gjatë regjimit komunist dhe edhe pas shembjes së komunizmit nuk arriti t`i gjejë eshtrat e tij megjithë kërkimet. Ai thotë se janë mbi 100 të pushkatuar gjatë regjimit komunist vetëm në Përmet që nuk u janë gjetur eshtrat nga familjarët.

“Përmeti ka më shumë të pushkatuar në Shqiëpri. Janë mbi 100 të pushkatuar, 3 prej të cilëve klerikë ortodoksë dhe tre klerikë bektashianë”.

Prokurori i Përmetit Asllan Bajrami i tha Zërit të Amerikës se policia dhe prokuroria ishin vënë në dijeni nga firma ndërtuese më datën 7 korrik lidhur me zbulimin e disavarreve. Është zhvilluar një këshillim paraprak me specialistë të Monumenteve të Kulturës pasi dyshohet se varret janë më të hershme, tha prokurori i Përmetit. Pritet vlerësimi i arkeologëve dhe specialistëve të mjekësisë ligjore për të vijuar më tej hetimet, tha zoti Bajrami.

Ndërkohë edhe Arben Dosti që kërkon prej vitesh eshtrat e xhaxhait të tij të pushkatuar ishte sot me përfaqësuesit e shoqatës së të përndjekurve. Ai tha se strukturat shtetërore duhet të bashkëpunojnë me familjet që kërkojnë eshtrat e të zhdukurve në diktaturën komuniste.

“Nevojitet ndihma e shtetit ,të jemi bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme në kërkimin dhe gjetjen e eshtrave të familjarëve dhe të afërmve tanë.”

Në Shqipëri disa mijëra familje që humbën të afërmit në burgjet komuniste nuk kanë arritur të gjejnë eshtrat e tyre megjithëse kanë kaluar rreth 30 vite nga shembja e komunizmit.

VOA

Etiketa: permetvarr masivviktima te diktaturesVOA

Të tjera

I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu
Aktualitet

I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke me bimësi dhe pemë frutore në fshatin...

09:18 08/08/2025
Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali
Aktualitet

Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali

Sot, më 8 gusht, mbushen 34 vjet nga një nga episodet më të fuqishme dhe simbolike të historisë moderne shqiptare,...

08:59 08/08/2025
Para
Grabitjet e dhunshme përfundojnë në Afrikën e Jugut, por numri i viktimave i kalon disa qindra

Grabitjet e dhunshme përfundojnë në Afrikën e Jugut, por numri i viktimave i kalon disa qindra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendos sot për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:41 08/08/2025
I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

09:18 08/08/2025
Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali

Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali

08:59 08/08/2025
Ilir Meta flet nga burgu 313

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën

08:44 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.