Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë bilancin e orëve të fundit lidhur me pandeminë e COVID-19. Ditën e sotme në Kosovë nga 1.386 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit, janë regjistruar katër raste të reja me koronavirus. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë nga virusi i rrezikshëm. Gjithashtu lajm i mirë është se betejën me virusin e kanë fituar 5 persona në orët e fundit. Gjithashtu kujtojmë se janë dhënë 1.365 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160.410 doza të vaksinës. Instituti i Shëndetit Publik iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura anti-COVID.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
28 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.365 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160.410 doza të vaksinës.
Deri më sot 32.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.386 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.315.
Në total numri i rasteve aktive është 170.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!