Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pse nuk po reagon Autoriteti i Konkurrencës për rritjen e çmimeve të karburanteve?

22:30 03/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Autoriteti i Konkurrencës duket se po mbyll sytë përball një tjetër shkelje abuzive si është ajo e rritjes së çmimeve të karburanteve. Ditën e sotme me një njoftim zyrtar konfindustria i bëri thirrje politikës, Kuvendit dhe qeverisë që të marrin menjëherë masat për të lehtësuar pasojat e rritjes së pakontrolluar të çmimit të karburanteve. Gjithashtu ka paralajmëruar se rritja e çmimit të karburanteve rrezikon të marri përmasat e një krizë të vërtetë energjetike dhe do të sjellë pasoja të pallogaritshme për vendin. Nga ana tjetër edhe ekspertët kanë bërë thirrje për kontroll pasi çmimet po bëhen me të papërballueshme për konsumatorët.

Ndërkohë nga AK nuk kemi ende një reagim zyrtar por kujtojmë se çfarë ka ndodhur në vitin 2020 , ku Autoriteti i Konkurrencës ka hapur disa hetime për tregun e naftës dhe në asnjë nga vendimet që mori nuk vendosi asnjë sanksion për çmimet oligopol që mbizotërojnë në tregjet me pakicë në vendin tonë. Hetimet e bëra disa herë nuk sollën asnjë ndryshim dhe Autoriteti i Konkurrencës nuk vendosi asnjë sanksion real për shkelësit e ligjit të konkurrencës, oligopolin dhe tregun e naftës.

Hetimi i tregut të ngarkim shkarkimit të hidrokarbureve i bërë në vitin 2020

AK vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në “Tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve”, për të parë nëse ka, ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës. Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën Janar 2017 – Tetor 2020.

Importi, depozitimi dhe ngarkim-shkarkimi i karburanteve realizohet nëpërmjet tre koncensioneve, në Gjirin e Vlorës dhe në zonën Porto Romanos, Durrës. Këto porte janë ndërtuar dhe funksionojnë mbi bazën e marrëveshjeve të koncesionit.

Tre ndërmarrjet janë La Petrolifera Italo-Albanese në portin Vlora-1, si edhe shoqëritë Romano Port dhe Port MBM, në zonën e Porto Romanos.

Koncesioni u ka dhënë kompanive të drejta ekskluzive dhe të veçanta nëpërmjet kontratave. Për Portin MBM, Komisioni i Konkurrencës është shprehur me vendimin nr. 383, datë 17.11.2015 “Për disa rekomandime lidhur me kontratën e koncesionit…”

Porti Vlora-1 i është dhënë me koncesion ndërmarrjes La Petrolifera Italo Rumena SPA sipas marrëveshjes për ndërtimin dhe shfrytëzimin e terminalit bregdetar për depozitimin e naftës dhe të nënprodukteve të saj.

Porti “Porto Romano” i është dhënë me koncesion firmës Romano Port SHA, më 2004, për ndërtimin dhe shfrytëzimin e pontilit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre të anijeve nën 20 mijë ton. Më 2015, është miratuar kontrata e koncesionit Porti MBM që ka të drejtën ekskluzive për përdorimin e portit duke e vendosur atë në pozita monopol për ofrimin e shërbimit të ngarkim-shkarkimit të mjeteve lundruese që transportojnë hidrokarbure të madhësive mbi 20.000 ton.

Në vitin 2012, kompania Romano Port sh.a u gjobit me 6.7 milionë lekë për abuzim me pozitën dominuese të ndërmarrjes në tregun e ngarkim-shkarkimit të gazit të lëngshëm të naftës në rrugë detare.

Vetëkuptohet se një gjobë e tillë për një kompani që ka ekskluzivitetin e shkarkimit të naftës në Durrës, nuk janë asgjë 6.7 milionë lekë. Të shohim se çfarë do të nxjerrë në dritë hetimi i ri që ka nisur këto ditë AK.

Kujtojmë se edhe disa ditë më parë Autoriteti i Konkurrencës vendosi me tre vota pro dhe dy kundër, që të mos i gjobiste ndërmarrjet që merren me shitjen dhe tregtimin e miellit.

Rritja e çmimit të bukës ka sjellë shqetësim të madh tek qytetarët, ndërsa pronarët e furrave të bukës kanë theksuar se ky vendim vjen pasi kompanitë e miellit kanë rritur çmimin. Në lidhje me këtë konstatim të bërë nga qytetarët, Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës ka votuar kundër gjobitjes së kompanive që kanë rritur çmimet.

A po e bën punën e vetë Autoriteti i Konkurrencës? Në krah të kujt është sepse në krah të qytetarëve nuk  po e shohim?

Etiketa: AutoriteticmimevekarnburantevekonkurrencesRritja

Të lidhura

Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

Agjencia amerikane Bloomberg i ka kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u fokusuar në aksionin për...

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik
Aktualitet

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Kur Barry Lewis erdhi për herë të parë në Shqipëri, në vitin 1990, regjimi komunist ishte ende në fuqi dhe...

13:39 18/07/2025
Para
Kriza energjetike në vend, paralajmërimet dhe “shuplakat” e Artan Fugës

Kriza energjetike në vend, paralajmërimet dhe "shuplakat" e Artan Fugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

12:56 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.