Mbrëmjen e sotme eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka analizuar sulmin kibernetik, nga i cili u publikua sot lista e zezë e policisë.
Karamuço shpjegoi se duhet të bllokohen të gjitha faqet e Telegramit, pasi të dhënat hakerat po i publikojnë në këtë rrjet social.
I ftuar në Abc news, Karamuço u shpreh se jemi përballë të disa armiqve.
Gjithashtu ai shprehet se policia duhet të japë një sqarim përveç asaj që thotë që sistemi MEMEX nuk është prekur dhe se po hetohet nga FBI, pasi kjo nuk është shpjegim, se në listën e publikuar sot janë përmendur shumë ‘ministra të Ramës’.
“Të dhënat sensitive janë të dhëna personale që nuk duhet të shpërndahen pa pëlqimin tonë personal. Ajo që duhet të dimë nga institucionet shqiptare është se sa i mbrojtur është qytetari sot, ku ndodhen sot të dhënat, pse nuk po i heton, pse nuk po i bllokon këto faqe. Mënyra se si këta arrijnë çdo javë nxjerrin të dhëna sensitive do të thotë se ne nuk jemi të aftë të mbyllim Telegramin ose pjesë të saj, do të thotë që jemi përballë disa armiqve, jo përballë një armiku. Nuk ka transparencë për dëmin e plotë. E bëjnë vetëm për të krijuar një reaksion, për të krijuar tensione sepse qëllimi kryesor i tyre është të krijojnë destabilizim”, tha Karamuço duke shpjeguar arsyet se përse duhet të mbyllet Telegrami.