Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Protokollet anti-covid, studimi: Maskat po ndryshojnë mënyrën si truri percepton fytyrat e njerëzve!

20:25 07/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Pas pandemisë së covid-19,  tashmë bota nuk është si më parë dhe njerëzit duhet që të mësohen me disa zakone të tjera të përditshme, duke ndryshuar edhe stilet e tyre të jetesës.

Ndër masat dhe protokollet anti-covid, në mënyrë të detyrueshme për mbrojtjen nga infektimi me covid-19, është edhe mbajtja e maskës.

Mirëpo a ju ka ndodhur ndonjëherë që të nxitoni për të përshëndetur dikë që është pranë jush, por nuk jeni të sigurt që personi që qëndron pas maskës është vërtet dikush që e njihni?

Studiuesit në Universitetin e Jorkut në Toronto të Kanadasë dhe ata në Universitetin Ben-Gurion në Izrael, thonë se nuk jeni të vetmet, pasi me mbajtjen e maskave ky hezitim tashmë u ndodh shumicës së njerëzve.

Një studim i ri, i udhëhequr nga studiuesit në Fakultetin e Shëndetësisë dhe programi VISTA (Vision Science to Applications) në Universitetin e Jork, zbulon se aftësia jonë për të njohur fytyrat po dëmtohet rëndë nga përdorimi i maskave, dhe se ky perceptim i dobësuar i fytyrave po ndikon në ndërveprimet tona shoqërore me të tjerët.

“Maskat e fytyrës, janë një mjet thelbësor në përpjekjet tona për të minimizuar transmetimin e Covid-19, dhe këto maska ​​janë këtu për një të ardhme të parashikueshme. Prandaj, është e rëndësishme të kuptojmë se si maskat ndikojnë në aftësinë tonë më të rëndësishme perceptuese, që është perceptimi i fytyrës.

Ne zbuluam se maskat e fytyrës jo vetëm e reduktojnë aftësinë tonë për të njohur fytyrat e njerëzve, por gjithashtu ato po e ndryshojnë mënyrën sesi truri ynë përpunon fytyrat e njerëzve.

Perceptimi i fytyrës, mbështetet zakonisht në përpunimin holistik, që është përpunimi i fytyrës në tërësi. Por për fytyrat e maskuara, kjo formë e perceptimit nuk është aq efikase”, ka deklaruar profesor Erez Frojd, i Departamentit të Psikologjisë në Fakultetin e Shëndetësisë të Universitetit York.

Frojd dhe bashkautorët e studimit, rekrutuan 496 të rritur për të kryer një detyrë të përbashkët për njohjen e fytyrës në internet, në të cilën ata panë në fillim fytyra të panjohura, dhe më pas u përpoqën t’i njihnin ata në kushte të ndryshme. Studimi përfshiu 253 femra dhe 243 meshkuj.

Duke përdorur një version të përshtatur të “Cambridge Face Memory Test”, studiuesit vlerësuan aftësitë e përpunimit të fytyrës për fytyrat e pa maskuara dhe të maskuara. Pjesëmarrësit në studim u caktuan rastësisht në njërin nga dy grupet.

Studiuesit zbuluan se maskat ndërhyjnë në atë që konsiderohet si përpunim normal holistik i fytyrave. Kjo rënie e performancës, varionte në një numër të konsiderueshëm tek pjesëmarrësit me performancës më të dobët,që vërehet shpesh tek njerëzit me një defiçit të lindur në perceptimin e fytyrës (e njohur si “verbëria e fytyrës” ose prozopagnozia).

“Efekti i përmbysjes së fytyrës, është një fenomen i mirënjohur, që tregon një aftësi të zvogëluar për të identifikuar fytyrat e përmbysura, krahasuar me fytyrat e paraqitur më këmbë.

Gjatë eksperimentit tonë ne zbuluam se ky efekt i njohur zvogëlohet për fytyrat e maskuara, duke sugjeruar që ato fytyra të përpunohen në një mënyrë më analitike, nga tipare specifike sesa nga tërësia e tipareve. Ky zbulim mund të shpjegojë arsyen, pse nuk mund të kemi mundësi të krijojmë një paraqitje holistike të një fytyre të maskuar, atëherë aftësia jonë për njohjen e fytyrës ka më shumë të ngjarë të dështojë”. Ka theksuar studiuesi Frojd.

Njerëzit e përdorin njohjen e fytyrës në çdo aspekt të ndërveprimit shoqëror. Studiuesit thonë se ne nëpërmjet fytyrës, gjejmë të dhëna për identitetin, gjininë, emocionin dhe qëllimet e njerëzve përreth nesh. Mirëpo në epokën e maskave të fytyrës, fytyrat nuk do të duken më njësoj.

Sipas studiuesve, ky ndryshim mund të ndikojë në aftësinë tonë për të bashkëvepruar me njerëzit përreth nesh, si dhe për të interpretuar ndërveprimin shoqëror./Gazetareforma.com/

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: maskatNjohja e njerezvePerceptimi i truritstudimi

Të tjera

Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve
Aktualitet

Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Balldren të Lezhës, ku u vranë bashkëshortët...

11:40 18/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Para

Paralajmërimi i IGJEUM për përmbytje, Meta apel Qeverisë: Të jenë urgjentisht në gatishmëri strukturat përgjegjëse! (DEKLARATA)

Lajmet e fundit

Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

11:40 18/06/2026
Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English