Vijon protesta e opozitës së bashkuar dhe ashtu siç u paralajmërua është bllokuar autostrada edhe në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.
Protestuesit e revoltuar kanë ndezur goma në mes të rrugës duke penguar automjetet të kalojnë dhe duke shkaktuar rradhë të gjata.
Prezent në këtë protestë janë edhe ish-deputetët e opozitës Luçiano Boçi, Endri Hasa dhe Edmond Haxhinasto.
Ndërkohë rrugët janë bllokuar njëkohësisht edhe në Milot, Tiranë, në Plepat e Durrësit dhe në Fier.