Ditën e sotme banorët e katër fshatrave të njësisë administrative të Zall-Herrit po protestojnë kundër guroreve që punojnë në atë zonë.
Ata shprehen të revoltuar se se punimet e tyre kanë dëmtuar rrugën dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
“Që nga sot nuk do të lejojmë asnjë kamion. Nuk ka asnjë reagim nga institucionet. Sot ndaj e organizuam këtë protestë që të vihen në dijeni. Se ata mund të thonë se nuk jemi vënë në dijeni. Probleme kemi dhe për ujin e pijshëm. Guroret na kanë dëmtuar ujin e pijshëm. Se shi nuk ka rënë, uji nuk pihet është i turbullt. Banesat kanë rënë 300 metra, janë plasaritur”, ka thënë një prej banorëve.
Ndërkohë banorët kanë paralajmëruar se në orën 4 të pasdites së sotme do të bllokojnë rrugën ku kalojnë kamionët e guroreve. Ato kanë akuzuar qeverinë se janë lënë në harresë pasi nuk është bërë asnjë investim në infrastrukturë.