Të paktën 10 efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur ose lënduar nga molotovët dhe lëndët piroteknike që janë hedhur në drejtim të tyre nga mbështetës të opozitës, të cilët prej orës 18:00 protestojnë në Tiranë, duke aplikuar format e mosbindjes civile.
Në një deklaratë, pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës, teksa mbështetës të opozitës, nisën hedhjen e molotovëve para Kryeministrisë, për të vijuar më pas te selia e PS-së, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës, Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.
FOTOLAJM/ Protestuesi përfshihet nga flakët e molotovit
Gjatë hedhjes së molotovëve drejt selisë së Partisë Socialiste, një protestues është kthyer vetë në “viktimë” të zjarrit.