Pak para nisjes së protestës e cila do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, policia e Kosovës ka rrethuar godinat shtetërore.
Trupat e Policisë janë shpërndarë në të gjitha pjesët në qendër të qytetit, ndërsa janë rrethuar ndërtesa e Qeverisë dhe Kuvendit që gjenden në sheshin ku mbahet protesta.
Lëvizja Vetëvendosja ka thirrur këtë tubim në 15 vjetorin e themelimit të saj si dhe në nder të Çirimit të Kosovës.