Mijëra qytetarë, mbështetës të opozitës janë mbledhur tek Parlamenti dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Protestuesve iu janë bashkuar liderët Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Sali Berisha etj.
Deputetët kanë dorëzuar publikisht mandatet e tyre. I pari ka qenë Ervin Salianji.
Dashamir Shehi: Ky zotëria që duam të pëzëmë është e keqja më e madhe që na ka rënë në 30 vjet. Nuk jemi mrekullia ne, nuk jemi pa huqe, por të keqe më të madhe se kjo nuk i kishte rënë Shqipërisë. Ky njeri që bredh poshtë e përpjetë Shqipërisë dhe hedh helm kundër shqiptarëve dhe pretendon se do na bashkojë me Kosovën, ky do të ndajë edhe Shqipërinë nëse e lëmë. Por nuk do ta lëmë. Është rrugë e gjatë dhe e vështirë po nuk kemi rrugë tjetër. Nuk na ka lanë shteg tjetër përveç protestës së rrugës. Do të vijë dita që do t’i kthehemi asaj salle, por do t’i kthehemi si burrat!11:42 Edi Paloka: Shumë prej jush më përgëzuan për aktin që bëra. Ajo nuk ishte hakmarrja e Palokës, por e shqiptarëve për gojën e qelbur e atij që urdhëron dhunë ndaj shqiptarëve. Të atij që urdhëron varfërimin e popullit të vet. A mund të jetë ai institucion i rrethuar me tela me gjemba. Ky simbol është simbol i të persekutuartuarëve. Sot kemi Rucin që mbyll Parlamentin, por edhe një më të keq se ai që është Edi Rama. Sot jemi këtu për t’i djegur atij mandatin. Sot është fundi i Edi Ramës. Rama ik!
Kryemadhi: S’ka më kthim pas!
Ora 11:35: Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dalë para mijëra protestuesve duke mbrojtur policët dhe duke akuzuar qeverinë.
Kryemadhi tha se policët janë njësoj si gjithë shqiptarët, ndërsa theksoi se mandatet e opozitës nuk janë më fasadë e narkoshtetit por të shqiptarëve. Ajo deklaroi se nuk më kthim pas.
“Motra dhe vëllezër, të dashur vëllezërit tanë policë që sot i kanë vendosur përballë prindërve të tyre e motrave të tyre. Ata policë që rrogat e tyre janë vetëm 300 mijë lekë të vjetra sa kushton një kollare e Edi Ramës nuk mund të jenë ushtruesit e dhunës. Ata policë që janë njësoj si gjithë shqiptarët, që paguajnë faturën e energjisë si ju më shtrenjtë se ndonjëherë. Ata policë njësoj si ju kanë hedhur letra për legalizimet e shtëpive të tyre dhe Edi Rama përdor uniformën për t’i kërcënuar.
Motra dhe vëllezër sot mandatet tona nuk janë mandate të narkoshtetit, nuk janë më fasadë e narkoshtetit. Sot mandatet tona janë të shqiptarëve pavarësisht bindjeve. Sot mandatet tona janë për t’u kthyer edhe njëherë në 1990 për të thirrur ‘liri demokraci’”, deklaroi Kryemadhi.
Klevis Balliu: Fuqia është e juaja. I themi këtij krimineli njëzëri: Rama ik. Sot është koha juaj dhe merrni në dorë fatet e vendit.
Shpëtim Idrizi: Jam sot këtu për ti thënë dallkaukut të përparimit: hapi rrugë shqiptarëve, zgjedhjeve të lira sepse shqiptarët do ta marrin vetë fatin e tyre në dorë. Nëse detyrove 4 mijë shqiptarë të iknin nga Shqipëria, sot ka ardhur koha të ikësh ti. Shqiptarët janë të gatshëm siç larguan komunizmin të të largojnë dhe ty. Nuk mundet taksat e shqiptarëve të shkojnë tek duart e pesë vetëve. I them o nëtëdhejetë e nëtshë largohu ose shqiptarët do të punojnë qindëshin.
Jorida Tabaku në protestë: Sot bëhemi bashkë për të larguar këtë shtet që ka kapur për fyti të gjithë. Sot bëhemi bashkë për të shporrur këtë qeveri dhe Ramën.
Ervin Salianji: Më datë 16 dëgjuam zërin e qytetarëve. Sot mandati im, mandati i Ervin Salianjit iu takon juve, fitore!
Nora Malaj: Mandati im për të gjitha gratë dhe vajzat që e duan Shqipërinë e lirë.
Luan Baçi: Mandati im është i juaji. Të gjithë bashkë “Rama ik!”.
Gent Strazimiri: Përshëndetje njerëz të lirë. Si sot 28 vjet më parë Gramoz Ruçi bëri veprimin e parë si ministër i brendshëm i diktaturës. Sot pas 28 vitesh kryetari i parlamentit rrethon me tela me gjemba parlamentin sepse ka frikë nga populli.
Kejdi Mehmetaj: Mandati i deputetes nuk është i imi, mandati është i juaji, është i të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë. Ta bëjmë Shqipërinë shtëpine tonë!
Kryemadhi tha se policët janë njësoj si gjithë shqiptarët, ndërsa theksoi se mandatet e opozitës nuk janë më fasadë e narkoshtetit por të shqiptarëve. Ajo deklaroi se nuk më kthim pas.
“Motra dhe vëllezër, të dashur vëllezërit tanë policë që sot i kanë vendosur përballë prindërve të tyre e motrave të tyre. Ata policë që rrogat e tyre janë vetëm 300 mijë lekë të vjetra sa kushton një kollare e Edi Ramës nuk mund të jenë ushtruesit e dhunës. Ata policë që janë njësoj si gjithë shqiptarët, që paguajnë faturën e energjisë si ju më shtrenjtë se ndonjëherë. Ata policë njësoj si ju kanë hedhur letra për legalizimet e shtëpive të tyre dhe Edi Rama përdor uniformën për t’i kërcënuar.
Motra dhe vëllezër sot mandatet tona nuk janë mandate të narkoshtetit, nuk janë më fasadë e narkoshtetit. Sot mandatet tona janë të shqiptarëve pavarësisht bindjeve. Sot mandatet tona janë për t’u kthyer edhe njëherë në 1990 për të thirrur ‘liri demokraci’”, deklaroi Kryemadhi.
Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka dhënë një mesazh diplomatëve e miqve të huaj të Shqipërisë se opozitarët nuk janë popull i dhunës. Ai tha se pas dorëheqjes kryeministri Edi Rama duhet të shkojë para drejtësisë dhe i bëri thirrje policisë të mos e lërë të dalë jashtë kufijve.
“Sot jam qytetar i Tiranës në krahun tuaj dhe me ju deri në fitore. Zoti e ka nisur rrugëtimin e pranverës herët dhe me ndihmën e Zotit shqiptarët e bashkuar kanë nisur rrugëtimin e shpresës. Ky rrugëtim që nisi me bashkimin më të madh të shqiptarëve në 29 vite liri dhe pluralizëm do të vazhdojë pandërprerë deri në largimin e qeverisë së krimit, për krimin dhe me krimin. Rama ik! Rama ik! T’ju dëgjojë bota”, bëri thirrje Basha.
Ai deklaroi se ‘ne kërkojmë për Shqipërinë tonë atë që na takon’.
“Sytë e botës, Europës, SHBA-ve janë sot tek ky shesh dhe nga ky shesh ju them ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që keni për popujt tuaj. lulzim basha do qëndrojë në krahun tuaj në këtë betejë. unë besoj tek demorkacia europiane, besoj tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme, tek shteti i së drejtës. Unë besoj tek ndarja dhe balancimi i pushteteve, unë besoj tek liria, demokracia dhe tek mundësia për çdo shqiptar. unë e di që se njësoj si unë, qytetari Lulzim Basha besojnë të gjithë qytetarët ndershëm të Shqipërisë. Dua t’ju them miqve tanë: ne nuk jemi popull i dhunës. Ne nuk do të pranojmë kurrë më një kryeministër bandit të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e popullit në bashkëpunim me mafiozët, trafikantët, bandat e krimit të organizuar, të kapur në flagrancë duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve që nuk paguajnë dot bukën e gojës. Për Edi Ramën, dorëheqja është vetëm fillimi, ai do të shkojë para drejtësisë. I bëj thirrje policisë së Shtetit të mos lejojë daljen jashtë kufijve të të pandehurit Edi Rama”, deklaroi Basha.