Në kundërshti me ato çfarë ka lajmëruar më herët, nesër opozita e bashkuar shqiptare nuk do të mbajë protestë para parlamentit.
Vendimi i opozitës vjen, pasi të enjten nuk do të mbahet seancë plenare.
Protestat, siç u tha edhe dje nga kryetarët e PD, Basha dhe Monika Kryemadhi e LSI-së, do të mbahen sa herë që të ketë seancë plenare.
Mbetet e pandryshueshme protesta e 16 Marsit, përpara Kryeministrisë.
Kujtojmë që dje për 3 orë opozita mbajti protestë para parlamentit, ndërsa pati edhe konfrontim me policinë.