Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Projekti më i zvarritur ndër vite, por qeveritë kanë paguar miliona euro për Rrugën e Arbrit para se të jepej koncesioni

10:00 11/10/2022
Reading Time: 2 min lexim

Rruga e Arbrit është një nga projetet më të shtrenjta dhe më të zgjatura, i projektuar që në qeverinë e Berishës. Para se të jepej me koncesion, qeveritë ndër vite kanë paguar rreth 6,5 miliardë lekë, ose 53 milionë euro fatura për ndërtimin e disa segmenteve në Rrugën e Arbrit.

Të dhënat, që burojnë nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave (lista shumëvjeçare e investimeve), tregojnë se thesari i shtetit ka paguar 6 fatura të ndara në lote sipas segmenteve të cilat janë paguar gjatë periudhës 2015-2017, para se segmenti të jepej me koncesion (shiko tabelën bashkëngjitur).

Të dhënat tregojnë se, financimet para se jepej koncesioni janë përfituar nga kompania “Gener 2” dhe “Gjoka Kontruksion”, e cila më vonë fitoi edhe koncesionin mbi rrugën.

Kontrata e ndërtimit me koncension nisi në vitin 2018 dhe përfundon në vitin 2031, gjatë të cilit do të realizohet edhe gjithë pjesa e financimit nga qeveria.

Rruga e Arbrit është e gjatë rreth 73 kilometra, rreth 20 kilometra u ndërtuan me 6,5 miliardë lekë që u dhanë deri në vitin 2017, ndërsa 52 kilometrat e tjera që u dhanë me koncension kushtuan 36 miliardë lekë sipas të dhënave të përditësuara nga Ministria e Financave.

Para se të jepej me koncesion një kilometër në rrugën e Arbrit kushtoi mesatarisht 2,6 milionë euro, ndërsa me koncesionin rreth 6 milionë euro, ndërkohë që mbetet e papërfunduar ende vepra kryesore e rrugës, Tuneli i Murrizit.

Ashtu si edhe për koncesionet e tjera, fatura për rrugën e Arbrit, sidomos për koncesionin PPP nuk është ende e qartë, pasi Ministria e Financave raporton vlera të ndryshme vit pas viti.

Sipas raportimit më të fundit të Ministrisë së Financave është 36 miliardë lekë ose 297 milionë euro .

Në raportin vjetor të koncesioneve 2020, që u hartua nga Ministria e Financave, vlera e investimit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit raportohet 26 miliardë lekë, ndërsa Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave (projektet e investimeve) për arsye të pagesave e ka kontabilizuar kontratën e Rrugës së Arbrit me 39 miliardë lekë në vitin 2020. Në buxhetin e vitit 2019 Ministria e Financave e pat raportuar financimin e Rrugës së Arbrit në 58 miliardë lekë në projektbuxhetin që paraqiti në parlament.

Rruga e Arbrit ka një historik të gjatë zvarritjeje që nga koha e qeverisë “Berisha” ku në disa pjesë të saj ishin kryer punime. Kur nisi koncensioni ishin përfunduar plotësisht 20.12 kilometra të saj, me 15.1 kilometra shtesë të përfunduara pjesërisht dhe 26.3 kilometra të tjera për t’u ndërtuar sipas projektit ekzistues./RevistaMonitor

Të tjera

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal
Aktualitet

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

Ky shkrim është pjesë e një serie që analizon draftin e ri të Kodit Penal të Shqipërisë. Në çdo pjesë,...

17:57 13/08/2025
“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve
Aktualitet

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një thirrje urgjente për evakuimin e banorëve në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, pasi...

13:28 13/08/2025
Para
Ëndrra e madhe e shqiptarëve të Kosovës, Raporti i KE me vlerësime dhe kritika

Ëndrra e madhe e shqiptarëve të Kosovës, Raporti i KE me vlerësime dhe kritika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

17:57 13/08/2025
“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

13:28 13/08/2025
Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

12:49 13/08/2025
“Do të shkatërroj o palaço”/ Ilir Meta sulmon Dumanin: Më ke marrë peng vjehrrën

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

12:39 13/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.