Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Projeksionet: “Frenimi” i Bankës së Shqipërisë, i përkohshëm

07:35 28/12/2022
Reading Time: 3 min lexim

Rritja e normës bazë të interesit pritet të vazhdojë dhe të arrijë në 4.25% deri në fund të vitit 2023.

Sipas analizës së fundit të Raiffeisen Research për tendencat e inflacionit dhe politikës monetare, stopimi i rritjes së normës bazë në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nuk ka shumë gjasa të vijojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Vlerësohet se Banka e Shqipërisë do të vijojë rritjen e normës bazë të interesit me disa lëvizje radhazi gjatë vitit të ardhshëm, për të arritur pranë një niveli ekuilibër të vlerësuar rreth 4.25% në fund të vitit kalendarik 2023. Kjo do të thotë se norma bazë e interesit pritet të rritet me 1.5 pikë përqindje nga niveli prej 2.75% ku qëndron aktualisht.

Raiffeisen Research ende vlerëson se inflacioni i lartë bazë (8.3% për nëntorin), rritja e ndjeshme e pagave me 9.2% dhe rritja e shpenzimeve para zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm do ta detyrojnë bankën qendrore të rifillojë si shpejti ciklin e saj shtrëngues. Bazuar mbi këta indikatorë, vlerësohet se presionet e rritura inflacioniste nga ana e kërkesës nuk mund të justifikojnë një qëndrim të mëtejshëm akomodues të politikës monetare.

 

Megjithëse inflacioni në Shqipëri është më i ulët krahasuar me Eurozonën dhe me shumicën e ekonomive në Europë, nivelet e inflacionit bazë japin një tablo krejt tjetër. Për nëntorin ky tregues në Shqipëri ishte 8.3%, ndërsa në Eurozonë ishte në nivelin 5%.

Inflacioni bazë mat ndryshimin e çmimeve në ekonomi, duke përjashtuar ato produkte që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Ky tregues tenton ta zhveshë inflacionin total nga efektet e goditjeve të ofertës apo nga faktorë të tjerë me ndikim afatshkurtër, ndaj ka një ndikim të rëndësishëm në vendimmarrjen e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

Një faktor tjetër veçanërisht shqetësues, që nënvizohet edhe nga Raiffeisen Research, është rritja e lartë e pagave, që mund të shtojë rreziqet inflacioniste nga ana e kërkesës. Treguesit e papunësisë në Shqipëri ndodhen në nivelet minimale historike, ndërsa shumë biznese po përballen me vështirësi në rritje për të siguruar forcën e nevojshme të punës, edhe për shkak të emigracionit të lartë të të rinjve. Zhvillimet demografike po krijojnë trysni shtesë për rritjen e pagave, çka rrezikon të rrisë edhe më shumë rrezikun inflacionist në ekonomi.

Në fakt, në komunikimet e veta Banka e Shqipërisë e ka bërë të qartë se rritja e mëtejshme e normave të interesit është e domosdoshme për të luftuar inflacionin e lartë. Vendimi për mbajtjen të pandryshuar të normës bazë në mbledhjen e muajit dhjetor ishte i papritur për shumicën e analistëve.

Besohet se një ndikim në këtë vendim ka pasur edhe qëllimi për të qetësuar disi tregun financiar, që kishte shfaqur pasiguri të lartë sidomos në gjysmën e dytë të këtij viti, pasiguri që u reflektua në një rritje shumë të shpejtë të yield-eve të instrumenteve të borxhit të qeverisë. Duke qenë se këto instrumente përdoren edhe si tregues reference (benchmark) për lekun, rritja e yield-eve u përcoll edhe në normat e interesit të kredive me interesa të ndryshueshëm në lekë./Monitor/

Të tjera

Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim
Kryesore

Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim

Një 23-vjeçare ukrainase, e cila i shpëtoi luftës në atdhe për të kërkuar një jetë të sigurt në Amerikë, u...

20:58 10/09/2025
Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një i mitur ka humbur jetën...

20:10 10/09/2025
Para
Ekzekutimi i Brilant Martinajt, gazetari bën deklaratën “bombë”

Ekzekutimi i Brilant Martinajt, gazetari bën deklaratën "bombë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim

Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim

20:58 10/09/2025
Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det

Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det

20:10 10/09/2025
Nepali në kaos: Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, 22 viktima nga përplasjet

Nepali në kaos: Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, 22 viktima nga përplasjet

19:01 10/09/2025
Zegjinizmi ministror!

Zegjinizmi ministror!

14:11 10/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.