Ditën e sotme në sallën e Albanologjisë në Pallatin e Kongreseve është prezantuar platforma online për qytetarët e prekur që do që përfitojnë nga “Programi i Rindërtimit”.
Ministri i Rindërtimi, Arben Ahmetaj, ai që ka prenzantuar planifikimin duke u kërkuar nëpunësve të shtetit që të shkojnë ata tek qytetarët dhe t’i ndihmojnë me procedurat.
I pranishëm në prezantimin e platformës ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.
Rama deklaroi se për raportin e dëmeve po bashkëpunohet me BE dhe Bankën Botërore dhe nga të dhënat e deritanishme janë mbi 1mld euro.
“Me BE, Bankën Botërore po punojmë për raportin e dëmeve. Nga të dhënat e deritanishme jemi mbi 1 mld euro. Raporti zyrtar do të bëhet publik sipas parashikimit më 4 shkurt. Të raporti nuk hyjnë vetëm dëmet në banesa. Kemi shkuar deri tek dëmet e shkaktuara nga tërmeti në sektorë të ekonomisë”, ka thënë kryeministri.
Kryeministri nuk la pa ironizuae as qeverinë e mëparshme, për të cilën u shpreh se do të ishte e pamundur që të arrinte të përballonte këtë situatë të krijuar si pasojë e tërmetit të 26-nëntorit.
“Sot do ishte e pamundur që nëse ne nuk do të kishim bërë reformat që kemi bërë, nëse do të ishte qeveria e mëparshme që largqoftë do i kishte rënë tërmeti, sot do ishte e pamundur që buxheti të ishte kaq sa është”, tha ai.
Më pas, Rama garantojë siguri për ndërtesat e reja.
Ai bëri me dije se do të ndërshkohen të gjithë ata që përfitojnë nga situata dhe hyjnë në banesa pa qenë të dëmtuar nga tërmeti.
“Ne do të garantojmë që parametrat e ndërtimit të jenë anti-sizmike. Që nëse ndodh një tjetër lëkundje, shtëpitë të jenë shumë më rezistente dhe që garantojnë cilësi jete. Pallatet të jenë shëmbullore për nga pikëpamja e të gjithë parametrave. Patjetër është e lehtë të thuhet por jo e lehtë të bëhet. Siç e tha ministri shumë shpejt do të keni modelet e zhvillimit. Moslejimin e degradimit në dallavere dhe qoka. I kemi studiuar eksperiencat në vend të tjera. Ka procese që e kanë çuar vendin më lart, dhe ka shembuj historish të turpshme. Ne kemi ndërtuar këtë platform transpartente ku bashkitë do të kenë regjistrim eletronik për programin. Çdo familje do të ketë akses për ta ndjekur gjithë procesin. Do të ndëshkohen rastet që janë futur familje që nuk e meritojnë. Iu lutem shumë mos i hyni në hak askujt. Mos hyni në gjynah. Bëjeni sikur të kishit mbetur ju pa shtëpi. Kryebashkiakëve iu them faleminderit për punën e bërë deri më tani. E keni përballuar me dinjitet dhe vullnet, por duhet t’i qëndroni në kokë këtij procesi. Ndarja e shkallëve të dëmit të jetë e drejtë. Të gjitha këto do të monitorohen dhe kush do kapet do ndëshkohet. Kemi një grup që do bëjë vetëm këtë punë. Nuk i njeh asnjëri. E ftoj opozitën që të dali dhe të vëjë ulërimën për çdo rast të tillë. Të na shurdhojnë me shpifje. Por në mes të shpifjeve do të jetë edhe ndonjë e vërtetë,”-tha Rama në fjalën e tij.