Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Profesionistët e lirë, të ardhurat mujore mesatare neto 1400 euro

09:09 29/04/2024
Reading Time: 3 min lexim

Janë rreth 29 mijë profesionistë të lirë që ushtrojnë profesionin në vend, sipas të dhënave zyrtare. Mes tyre ka kontabilistë, ekspertë kontabël, avokatë, juristë, agjentë të pasurive të paluajtshme, dentistë, mjekë etj.

Ata janë të regjistruar kryesisht si biznese të vogla dhe të vetëpunësuar, ndërsa deri në fund të vitit të kaluar i janë nënshtruar tatimit njësoj si bizneset e vogla, duke u ngarkuar me pagesën e sigurimeve shoqërore e taksave lokale, ndërsa tatimfitimi ishte zero.

Në vitin 2023, të 29 mijë profesionistët e lirë kanë deklaruar gjithsej të ardhura prej 85 miliardë lekësh në vitin 2023, sipas të dhënave nga financat, ose rreth 810 milionë euro.

Të ardhurat që gjenerojnë profesionistët e lirë janë sa vetën 2.5% e të ardhurave gjithsej të deklaruara nga bizneset në vend. (Në total, bizneset në vend qarkulluan në vitin 2022 rreth 3.3 trilionë lekë, ose rreth 32 miliardë euro, sipas Anketës Strukturore të INSTAT).

Fitimi neto i deklaruar nga 29 mijë profesionistët e lirë në vitin 2023 ishte 51 miliardë lekë, ose 490 milionë euro, sipas të dhënave nga tatimet.

Fitimi i deklaruar nga profesionistët e lirë është në bazë të vetëdeklarimeve që kryhen në fund të vitit, pasi zbriten shpenzimet e vitit. Mesatarisht rezulton se një profesionist i lirë ka fitime, ose të ardhura neto që i mbeten pas zbritjes së shpenzimeve prej rreth 1400 euro në muaj (490 milionë euro/29 mijë profesionistë).

Nga 1 janari 2024, me hyrjen e ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat, profesionistët e lirë, me të ardhura deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% tatim mbi fitimin neto dhe mbi këtë shumë me 23%. Me zbatimin e kësaj norme të re, e ardhurave neto e profesionistëve të lirë zbret në më pak se 1200 euro/muaj.

Për vitin 2024, këstet e tatimit fitimit të thjeshtuar, që u dolën bizneseve në sistem në prill, u llogaritën mbi vetë deklarimet e fitimeve neto të vitit 2023. Profesionistët nuk arritën të zbresin as normën prej 30% të shpenzimeve që u njeh ligji, kur i kanë të ardhurat deri në 10 milionë lekë, për shkak se nuk u bë gati deklarata e re.

Në bazë të vetë deklarimit të fitimeve neto për vitin 2024, rezulton se 29 mijë profesionistët e lirë do të paguajnë rreth 7.6 miliardë lekë (ose 75 milionë euro) tatim fitimi të thjeshtuar.

Kjo shumë është mëse dy herë më e lartë në krahasim me parashikimin fillestar prej 3.3 miliardë lekësh të publikuar në relacionin e projektbuxhetit 2024, pasi llogaritjet ishin bërë bazuar në deklarimet e vitit 2022.

Shuma prej 7.6 miliardë lekësh, është sa 12% e tatimfitimit që është mbledhur në total në buxhet për vitin 2023. (sipas treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga tatim fitimi në 2023 ishin 64.5 miliardë lekë), ose 1.2% e totalit të të ardhurave buxhetore (të ardhurat buxhetore ishin 643 miliardë lekë në 2023).

Gjithsesi kjo është një pagesë paraprake, pasi llogaritjet janë bazuar në deklarimet e vitit 2023. Në fillim të 2025-s, kur bizneset të bëjnë deklarimet reale të të ardhurave e shpenzimeve për vitin 2024, apo të zgjedhin regjimin e njohjes prej 30% të shpenzimeve, këstet do të rishikohen. Nëse subjekti rezulton që ka paguar tepër, kjo shumë do të mbartet për vitin e ardhshëm, nëse ka paguar më pak do të derdhë diferencën. Mbetet e paqartë se si do të bëhet kthimi i detyrimit të paguar tepër, nëse subjekti vendos të mbyllë aktivitetin.

Tatimet kanë sqaruar se njohja apriori e shpenzimeve në masën 30% për tatimpaguesit, që ushtrojnë aktivitet si “Shërbim profesional”, e cila është opsionale, aplikohet sipas Ligjit të ri vetëm në deklarimin e fitimit të vitit 2024, i cili kryhet brenda datës 31 mars 2025.

Ndërkohë ligji për tatimin mbi të ardhurat është çuar në Gjykatën Kushtetuese nga tre grupe interesi. Nismëtarët e ankimimeve vlerësojnë se ligji cenon barazinë mes tatimpaguesve, parimet e shtetit të së drejtës, të sigurisë juridike dhe shkel konkurrencën.

Në rast të mosshfuqizimit të tij nga Kushtetuesja nga juristët, kontabilistët dhe ekspertë të tjerë paralajmërohen efekte të menjëhershme, që do të ndihen që me rritjen artificiale të tarifave për shërbimet e ofruara nga profesionistët e lirë, evazion, mbyllje të bizneseve dhe emigrim të shtresës së mesme./Monitor

Etiketa: profesioniste

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para
Bilanci: Rusia ka humbur 467,470 ushtarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Bilanci: Rusia ka humbur 467,470 ushtarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

19:56 11/05/2025
Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

19:40 11/05/2025
Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

19:16 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.