Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion dhe ka vënë në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian “Ndrangheta”. Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie dhe një vajzë, Odeta Hasaj, e cila është lënë në masën e arrestit ‘Detyrim paraqitje’. Në dosje flitet për lidhje që persona shumë të rëndësishëm në ‘Ndrangheta’ kishin me shqiptarët.
Njihej për anëtarët si “Princi’ dhe biznesmeni që mbante lidhjet me familjen mafioze “Ndrangheta” Antonio Gallo shtetasi italian i datëlindjes 1980, 41 vjeç prej dy vitesh rezulton se ka një biznes në qendër të ish bllokut në Tiranë. Biznesi është GalloAlbania të cilin ‘’Princi’’ e ka në ortakëri me shtetasin shqiptar të datëlindjes 1976 Henrik Baçin po ashtu i hetuar si pjesë e organizatës mafioze dhe ndaj tij italia ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi.
GalloAlbania rezulton e krijuar më 4 maj 2017 me ortakëri të z. Baçi dhe Antonoi Gallos 50 me 50 % me objekt “Import-Eksport, tregtim me shumice dhe pakice i veshjeve dhe tekstileve te ndryshme, pune profesionale etj. Si dhe aksesore te ndryshëm. edhe me ane te tregtisë elektronike: Veshje pune, veshje për dukshmëri të lartë, për rezistent ndaj zjarrit, veshje mjekësore dhe te ndihmës se shpejte, te papërshkueshëm nga uji zjarri, veshje hotelesh, dhe për të gjitha llojet e profesioneve bashke me aksesoret përkatës”.
Sipas hetimit italian, grupi është përgjegjës për një aferë prej 250 milionë euro në pastrim parash e korrupsion ndërmjet dy vendeve. E pikërisht këtë biznes Henrik Baçi rezulton se e ka fituar pasi Saverio Brutto djali i politikanit Kalabrez Tomaso Brutto ja ka dhuruar pas krijimit të aktivitetit në shqipëri.
Ndër përgjimet në dosjen italiane flitet edhe për rolin e një eurodeputeti që me kontaktet e tij mund të lidhë të hetuarit në Shqipëri me një ministër, duke u shprehur se në Shqipëri korrupsioni është total dhe një ministër mund të korruptohet apo joshet
“Antonio di të përfshihet ”. Duke iu referuar personit të “komandantit” (D’ALESSANDRO Ercole ish anëtarit të policisë financiare italiane), BRUTTO tha se ai kishte rënë dakord të merrte djalin e ish oficerit të Guardia Di Finanza në punë në Shqipëri në biznesin shqiptar që sapo kishte filluar
“Unë e pranova djalin e tij në shoqëri, e kuptove çfarë bëra?”) Dhe Franco TALARICO shprehu miratimin e tij me frazën: “mirë, mirë mirë mirë, shkëlqyeshëm”. Të dy më pas arsyetuan për situatën në Shqipëri ku “korrupsioni është total”, duke i konsideruar këto të dhëna të favorshme për të ndërmarrë biznes më lehtë, pa tenderë dhe, në këtë drejtim, ata diskutuan se sa e dobishme mund të ishte të shfrytëzohen kanalet tashmë të hapura ose të hapura nga Eurodeputeti i CESA-s Lorenzo me homologët e tij të huaj “kjo është gjithashtu e rëndësishme eh … një gjë është që krijon një kontakt të CESA në Shqipëri për ju … e cila nuk është si këtu, një ministër në Shqipëri thyhet (korruptohet).
Në këtë grup rezultojnë të përfshirë administratorë lokalë, sipërmarrës dhe profesionistë midis atyre që janë marrë masa ndaluese të lëshuara nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Catanzaro si pjesë e operacionit “Basso Profilo”, profili i ulët.
ka një moment i veçantë që tregon se si dy prej të hetuarve, që janë edhe politikanë e funksionarë kalabrezë, Tomaso Brutto e Saverio Brutto, babë e bir, flasin për një aktivitet në Shqipëri.
Në bisedat edhe me palë të tjera ata thonë se në Shqipëri korrupsioni është galopant dhe me ndërhyrjen e eurodeputetit Lorenzo Cesa mund të krijohen lidhje me politikanë shqiptarë të cilët.
“Korrupsioni është total”, “bëhet biznes pa tendera”, “mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipërinë për aferat e tyre… “mjaft që një ministri në Shqipëri t’i japësh…” janë disa prej sekuencave të veccuara nga bisedat në përgjime që mund t’i shikoni edhe në italisht më poshtë.
Biznesi të cilin Tomaso dhe Saverio Brutto po përpiqeshin të hapnin në Shqipëri kishte të bënte me tregtimin e materialeve për parandalimin e aksidenteve me aksione të barabarta mes tyre po që shuma fillestare e investimit do të jepej e tëra nga Antonio Gallo. /Gazetareforma.com/