Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Prezantohet paketa Fiskale, Rama: Sot 110 mijë biznese të vogla, taksë zero

18:20 22/11/2021
Reading Time: 4 min lexim

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj kanë prezantuar paketën fiskale me një përfaqësi të biznesit të vogël.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se bizneset ishin 60 mijë dhe tatoheshin 10% në 2013, ndërsa sot bizneset e vogla janë 110 mijë dhe tatohen zero.

Rama u ndal dhe tek fiskalizimi, duke theksuar se objektivi është heqja e stresit për sipërmarrësit.

“Uroj që këto pikat e shiut të jenë lajmëtare të bereqetit tuaj, ndërkohë që më vjen mirë që duke folur për buxhetin e vitit të ardhshëm e fillojmë me faktin që konsolidojmë një pozicion tanimë të fituar të biznesit të vogël duke vazhduar të mbajmë një regjim me taksë zero mbi fitimin për të gjitha bizneset e vogla dhe nga ana tjetër pa TVSH deri në 100 milion xhiro. Dua të sjell këtu disa shifra, duke filluar nga njëra e cila është kuptimplotë duke pasur parasysh pamjen e situatës ku ndodhemi, duke u nisur nga ku e ndërmorëm këtë përpjekje në krye të herës. Bizneset ishin 60 mijë dhe tatoheshin 10%. Sot bizneset e vogla janë 110 mijë dhe tatohen zero. Kjo vlen edhe për t’iu thënë të gjithë atyre që flasin për falimentime, mbyllje e shkatërrime dhe në radhë të parë atyre që bien pre e kësaj propagande se në terrenin e fakteve dhe shifrave biznesi i vogël është forca më e përkrahur dhe më e mbështetur nga qeveritë tona.
Tjetra që prapë është domethënëse, edhe pse ishin 60 mijë gjatë periudhës 2006-2013 kanë paguar 19 mld lekë tatime. Nga 2014-2021 duke qenë 110 mijë kanë paguar vetëm 5.7 mld tatime, 3 herë më pak. Do të thotë që diferenca nuk ka ikur në lumë, diferenca ka hyrë në familjet e këtyre sipërmarrësve të vegjël dhe bëhet fjalë për një diferencë jo të vogël, por 133 mln dollarë. Më tutje, sot ne kemi shifrën tjetër të rëndësishme për rimarrjen e gjithë ritmit nga biznesi i vogël pas mbylljes dramatike nga pandemia. Faktikisht në tetor të 2021, kur është bërë dhe numërimi më i fundit, janë 2400 biznese të vogla më shumë se sa përpara mbylljes nga pandemia. Patjetër që ka pasur biznese që kanë mbyllur aktiviteti, është normaliteti i këtij sistemi që kemi zgjedhur. Por ka pasur më shumë që janë hapur. Shifrat tregojnë që nuk bëhet fjalë për biznese që mbyllen e dalin me emër tjetër, por 2400 biznese më shumë. Me siguri ka luajtur rol dhe mbështetja jonë gjatë pandemisë.
Tjetra që është e rëndësishme, sot kemi hyrë në një fazë komplet të re për gjithë biznesin, në fazën e fiskalizimit. Kemi 67% të bizneseve të vogla me certifikatë elektronike dhe 32% biznese të vogla që kanë filluar të lëshojnë fatura të fiskalizuara. Kjo për shtetin, për biznesin e vogël dhe për të gjithë ata që janë të interesuar për më shumë shpenzime kapitale, më shumë investime, kopshte, shkolla, çerdhe, rrugë, shërbime shëndetësore ka domethënie të madhe sepse nga njëra anë nuk përkthehet si presion fiskal për biznesin e vogël, por ama duke u fiskalizuar biznesi i vogël mbyll të gjitha shtigjet për të mëdhenjtë që ta përdorin biznesin e vogël si shkarkues të informalitetit të tyre dhe faktikisht sposton paratë e të mëdhenjve, që deri dje shkonin në kanalin e informalitetit drejt arkës së shtetit. Po ashtu shumë e rëndësishme që jo vetë marka e shtetit do ketë disponim shumë më të madh, jo vetëm për adresuar më shumë fonde për nevojat, por njëherë e mirë të gjithë do të çlirohen nga makthi i kontrollit të inspektorëve, i arbitratietit e kështu me radhë.
Ministrja ka lënë një gjurmë të mirë tek Tatimet për integritetin e vet profesional dhe ndershmërinë në punë dhe ndërkohë drejtori i ri i tatimeve vjen dhe ai nga një eksperiencë e çmuar, por së bashku të dy janë në këtë përpjekje për të garantuar kapërcimin në një nivel tjetër të sistemit duke larguar dorën e inspektorëve nga fyti i cilitdo biznes. Na shërben revolucioni dixhital për këtë sepse gjithçka bëhet e lexueshme në kohë reale, ama kush punon me rregulla është zot në punën e vet dhe askush nuk vjen t’i trokasë në derë. Sistemi punon me një tru artificial inteligjent që në bazë risku jep indikacione për shtetin, për administratën tatimore apo dhe atë doganore se ku po ndodh një lëvizje e dyshimtë. Gjithë kontrolli zhvillohet mbi këtë bazë. E di shumë mirë që përtej gjithë mundit, përpjekjeve, zhvillimeve pozitive që janë siguruar falë punës së bërë dhe përtej të gjithë shprehjes së vullnetit të mirë nga pjesa më e madhe, në sistemin tonë tatimor, një pjesë e vogël, por mjaftueshmërisht problematike ka krijuar stres për sipërmarrësit. Heqja e këtij stresi është objektivi ynë. Së fundmi ministrja dhe drejtori kanë hartuar një strategji të ri për të qasur biznesin në këtë fazë të ndërmjetme, sepse akoma nuk e kemi kuadrin e plotë të fiskalizimit”, deklaroi Rama.

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para
Meta në konferencë : Do ketë fakte të tjera, Basha bojkotoi zgjedhjet e 13 tetorit 2019

Meta në konferencë : Do ketë fakte të tjera, Basha bojkotoi zgjedhjet e 13 tetorit 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

19:56 11/05/2025
Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

19:40 11/05/2025
Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

19:16 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.