Teksa pritej që në Gjykatën e Krimeve të Rënda organi i akuzës të jepte pretencën për Klement Balilin, seanca ka dështuar.
Në seancën e sotme, prokurori Ened Nakuci pritej të shpallte pretencën për Balilin, por seanca u shty për në 26 Mars për shkak se mungonte i pandehuri dhe avokati.
Avokati i Klement Balilit, Theodhori Sollaku, ka dërguar raport që është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Gjithashtu edhe Balili ka refuzuar të marrë pjesë në seancë.
Seanca e sotme gjyqësore tek Krimet e Rënda është ndjekur edhe nga një përfaqësues i Amabasadës Amerikane.
Balili jetoi për dy vite në arrati për t’u vetëdorëzuar vetëm disa javë më parë, kur dosja penale e tij u dërgua për gjykim. Ai mohon të jetë përfshirë në veprimtari kriminale dhe këmbëngul për pafajësi.