Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Presionet e huaja inflacioniste pësuan rënie për herë të parë pas 5 vjetësh

15:58 10/11/2023
Reading Time: 2 min lexim

Presionet e huaja inflacioniste pësuan rënie gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023, duke kaluar në territor negativ për herë të parë që prej vitit 2018.

Sipas Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Presioneve të Huaja Inflacioniste (TPHI) është tkurrur me 4.2% gjatë këtij tremujori, nga rritja 3.3% në tremujorin e dytë të vitit. Kjo lidhet me prirjen ngadalësuese të rritjes së çmimeve të huaja dhe me sjelljen mbiçmuese të kursit të këmbimit.

Çmimet e huaja u rritën me 12.4% gjatë tremujorit të tretë, nga 16.2% në tremujorin e dytë të vitit. Paralelisht, kursi nominal efektiv i këmbimit u mbiçmua me 16.5%, nga 13% një tremujor më parë, duke reduktuar presionet e huaja inflacioniste. Zhvillimet e inflacionit të importuar pritet të transmetohen në inflacionin e përgjithshëm në periudhat e mëvonshme.

Nga analizat korrelative të treguesve përkatës me vonesa të ndryshme kohore, Treguesi i Presioneve të Huaja Inflacioniste është një tregues paraprijës për zhvillimet e ardhshme afatshkurtra të komponentit të inflacionit të importuar, me një deri në dy tremujorë. Mbështetur në këto afate, pritet që efektet e rënies së inflacionit të importuar të ndihen në ekonominë shqiptare mes tremujorit të fundit të këtij viti dhe tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Statistikat tregojnë se inflacioni në Shqipëri zbriti në një nivel mesatar prej 4.1% në tremujorin e tretë, nga nivelet përkatëse prej 6.5% dhe 4.6% në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit.

Trendi rënës i inflacionit është ndikuar nga rënia e çmimeve të naftës dhe inflacioni më i ulët i ushqimeve, në pasqyrim të rënies së këtyre çmimeve në tregjet globale dhe mbiçmimit të kursit të këmbimit. Por, nga ana tjetër, inflacioni bazë dhe, në veçanti, inflacioni i shërbimeve vijojnë të qëndrojnë në nivele të larta, duke dhënë një kontribut të qëndrueshëm në inflacion dhe duke frenuar reduktimin e mëtejshëm të tij.

Banka e Shqipërisë vëren se rritja e çmimeve të naftës në tregjet e huaja gjatë tremujorit të tretë të vitit është reflektuar në zgjerim në 24% të kontributit të inflacionit të importuar në formimin e inflacionit total, nga 19% një tremujor më parë. Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor mbiçmuese e kursit të këmbimit ka ndihmuar në lehtësimin relativ të përcjelljes së presioneve nga rritja mujore e çmimeve të naftës në inflacion.

Megjithëse pesha e inflacionit të importuar është rritur, shifrat tregojnë qartë se në më shumë tre të katërtat inflacioni total në ekonominë shqiptare vazhdon të gjenerohet nga ekonomia e brendshme.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit nga 3% në 3.25%. Sipas Guvernatorit, Gent Sejko, presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend./EKONOMI

Të lidhura

Viktimat e para të raketave iraniane të lëshuara mbi Izraelin, nëna me dy vajzat dhe tre vëllezërit ukrainas
Bota

Viktimat e para të raketave iraniane të lëshuara mbi Izraelin, nëna me dy vajzat dhe tre vëllezërit ukrainas

Në agimin e së dielës, një sulm me raketa i ndërmarrë nga Irani shënoi fillimin e një dite tragjedie për...

13:50 16/06/2025
Gjendet pa shenja jete 60-vjeçari në Dibër
Aktualitet

Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, procedohen 4 shtetas

Një përplasje fizike mes katër personave ka ndodhur pasditen e 14 qershorit 2025 në rrugën “Skënderbeu” në qytetin e Sarandës,...

13:25 16/06/2025
Para
Përgjegjësia për zgjedhjet e 14 majit, Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar

Përgjegjësia për zgjedhjet e 14 majit, Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Viktimat e para të raketave iraniane të lëshuara mbi Izraelin, nëna me dy vajzat dhe tre vëllezërit ukrainas

Viktimat e para të raketave iraniane të lëshuara mbi Izraelin, nëna me dy vajzat dhe tre vëllezërit ukrainas

13:50 16/06/2025
Gjendet pa shenja jete 60-vjeçari në Dibër

Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, procedohen 4 shtetas

13:25 16/06/2025
“Prej kohësh trajtohem me antidepresantë”, përlot nëna e Martin Canit: Publikimi i videos ishte tronditje shumë e fortë

“Prej kohësh trajtohem me antidepresantë”, përlot nëna e Martin Canit: Publikimi i videos ishte tronditje shumë e fortë

13:18 16/06/2025
19-vjeçari italo-shqiptar humb jetën pasi u përplas nga treni, tragjedia para syve të miqve

19-vjeçari italo-shqiptar humb jetën pasi u përplas nga treni, tragjedia para syve të miqve

12:36 16/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.