Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sassoli në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, deklaroi se të gjithë u zhgënjyen kur BE vendosi që t’i thoshte ‘Jo’ Shqipërisë për negociatat.
Ai theksoi se pavarësisht zhgënjimit, të gjithë duhet të punojnë për të vijuar rrugën drejt integrimit të vendit në BE.
Teksa u ndal tek tërmeti i 26 nëntorit, Sassoli tha se BE u tregua e gatshme që të ndihmonte vendin në rast tragjedie.
Fjala e Sassolit
“Mik i dashur faleminderit për mikpritjen. Ju përgëzoj për hapat që po ndërmerrni. Ne duhet të mbështesim shqiptarët drejt BE. Ndodhi një ngadalësim përpara fundit të vitit, por procesi i anëtarësimit duhet të fillojë. Është i bindur për këtë Parlamenti dhe Komisioni Europain. Jam i bindur dhe unë që kjo është vetëm një vonesë. Lufta kundër kriminalitetit, rikuperimi, rimarrja e kapitaleve, janë nisma të domosdoshme. Kemi parë se si është rifilluar dialogu brenda afateve të shkurtra. Ju e dini zhgënjimin që ka ndjerë shoqëria civile shqiptare, të njëjtën gjë që kemi ndjerë dhe ne. Por duhet ta kapërcejmë këtë. Kemi kohën e duhur që t’i bindim të gjithë për atë rrugë që domosdoshmërish ta bëjmë së bashku. Kemi një fat të përbashkët. Në këtë rrugë kemi përshtatje. BE u tregua e gatshme dhe me ndihmat, dhe me fazën e re për rindërtimin pas tërmetit. Do punojmë shumë për një të ardhme. Është një vend i rëndësishëm jo sepse laget nga deti Adriatiku, por është pjesë e Ballkanit Perëndimor”, tha Sassoli.
Më herët Kryeministri Rama gjatë takimit me Presidentin e PE-së, i cili sot ka ardhur në Shqipëri për një vizitë zyrtare është shprehur se me të ka folur për disa çështje të ndryshme.
“Një nga figurat e rëndësishme politike në Bruksel. Por është një mik i kahershëm i shqiptarëve dhe mbështetës i palëkundëur i procesit të zgjerimit si dhe procesit të integrimit të plotë të Shqipërisë në BE. E theksoj se Presidenti ka qenë për disa vite kryetar i grupit të miqve të Shqipërisë në PE. Ka dhënë kontribut të vyer në përpjekjen për të formësuar imazhin e vërtetë të Shqipërisë, duke u munduar me një luftë kundër paragjykimeve. Ne jemi mësuar me këto fjalë si koncepte të përsëritura nga njerëz dhe grupe që nuk e njohin Shqipërinë por e përdorin si axhenda politike. Samiti i fundit në Kroaci dhe PE nën kujdesin e Sassolit është një shembull i nderuar. Kemi diskutuar hapur . Është një mik i mirë por jo symbyllur. si mik i vërtetë ka shprehur të gjithë opinionet e tij pozitive dhe kritike çka kemi bërë dhe çka duhet bërë. Kemi pasur në qendër të diskutimit procesin e integrimit dtatat e reja ku do të diskutohet dhe në raport me clejen e negociatave. Në fundkiosn të diskutimit kemi folur për nismën për Ligjin Special kundër KCK. Me vjen mirë se vizita e presidenti në Shqipëri përkon me operacionin e parë të OFL. Ia kam shpjeguar programin të gjithin dhe besoj se më herë s efonë kuy operacion do të flas me fakte dhe jo fjalë. Sa serioz dhe sa të vendosur jemi ta ndyshojmë këtë vend. E kemi bërë me Reformën në Drjetësi dhe me Vettingun. Ka një sukses se ëhstë në vazhdën e Reformësn në Drejtësi. Është struktur dhe produkt i abshkëpunimi me SPAK dhe Gjykatës Speciale.” tha Rama.
Axhenda e Sassolit
Në orën 14:45 takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare
Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalim në seancën plenare
Në orën 16:00 takim me Presidentin Ilir Meta.
4 shkurt
Në orën 10:45 takim me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në selinë e PD