Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Presidenti Biden ndryshon qëndrim për murin në kufi

23:10 05/10/2023
Reading Time: 2 min lexim

Administrata e Presidentit Joe Biden tha të enjten se do ta zgjerojë murin në kufirin me Meksikën, në përpjekje për të frenuar numrin rekord të emigrantëve, duke iu rikthyer një politike të miratuar gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump.

Zoti Trump e bëri ndërtimin e murit në kufi një parim qendror të fushatës së tij për president në zgjedhjet e vitit 2016.

Një nga veprimet e para të zotit Biden pas marrjes së detyrës në janar 2021 ishte ngrirja e fondeve për murin dhe ndërprerja e ndërtimit të tij.

Ish-presidenti Trump e quajti fitore ndryshimin e qëndrimit të pasardhësit të tij dhe tha se zoti Biden duhet t’i kërkonte falje.

“Siç e kam thënë shpesh, në mijëra vjet, vetëm dy gjëra kanë funksionuar vazhdimisht: rrotat dhe muret!”, shkruajti ai në rrjetet sociale.

“A do të kërkojë falje Joe Biden ndaj meje dhe Amerikës që iu desh kaq shumë kohë të vepronte?”

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador e quajti lëvizjen e Shtëpisë së Bardhë “një hap prapa”.

Administrata amerikane tha se ndryshimi nuk ishte një devijim nga politika e zotit Biden e vitit 2021, sepse fondet që u përcaktuan gjatë mandatit të zotit Trump në vitin 2019, duhej të shpenzoheshin tani.

I pyetur nga gazetarët nëse muri përgjatë kufirit funksionon, zoti Biden tha “jo”, por shtoi se administrata duhej t’i përdorte fondet.

“Unë nuk mund ta ndaloj një gjë të tillë,” tha ai. Emigracioni ka të ngjarë të jetë një nga çështjet kryesore të fushatës në vitin 2024, ku presidenti Biden dhe ish-presidenti Trump ka gjasa të jenë përsëri përballë njëri-tjetrit.

Shumica e amerikanëve – 54% – pajtohen me deklaratën se “imigracioni po e bën jetën më të vështirë për amerikanët e lindur në vend”, sipas një sondazhi të muajit shtator realizuar nga Reuters/Ipsos. Rreth 73% e republikanëve dhe 37% e demokratëve të anketuar ranë dakord me këtë deklaratë.

Vendimi i administratës së Presidentit Biden për të vazhduar me barrierat kufitare e ekspozon presidentin ndaj kritikave nga baza e tij e majtë.

Zoti Biden bëri përpjekje në fillim të mandatit të tij që një projekt-ligj gjithëpërfshirës që do të reformonte imigracionin, të miratohej në Kongres, por opozita republikane e pengoi atë.

Administrata ka hasur sfida praktike dhe politike e përballur me një numër rekord kalimesh të emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë gjatë mandatit të zotit Biden.

Fluksi i tyre ka tensionuar qytetet amerikane në kufi. Guvernatorët republikanë të shteteve pranë kufirit, të cilët thonë se zoti Biden nuk ka bërë sa ç’duhet për frenimin e tyre, kanë transportuar me autobuzë emigrantë në qytetet e kontrolluara nga demokratët, si Nju Jorku dhe Çikago. Kjo ka bërë që disa udhëheqës amerikanë tani ta kritikojnë zotin Biden.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, filloi të enjten një udhëtim në Meksikë, Kolumbi dhe Ekuador për t’u thënë emigrantëve të mundshëm se qyteti i tij nuk mund t’i strehojë, pasi sistemet lokale të strehimit janë mbingarkuar./VOA

Të tjera

Rubio paralajmëron nga Mynihu: Europa të forcojë mbrojtjen, SHBA nuk do të jetë më “kujdestare”
Kryesore

Rubio paralajmëron nga Mynihu: Europa të forcojë mbrojtjen, SHBA nuk do të jetë më “kujdestare”

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë për Europën: aleanca...

15:38 14/02/2026
Edhe një herë për Wizz Air!
Aktualitet

Edhe një herë për Wizz Air!

Nga Arben Malaj Shqiptarët do t’i ndiejnë realisht përfitimet e të qenit europianë, kur standardet e mbrojtjes së konsumatorit, të...

15:26 14/02/2026
Para
Horoskopi sot, 6 tetor 2023

Horoskopi sot, 6 tetor 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rubio paralajmëron nga Mynihu: Europa të forcojë mbrojtjen, SHBA nuk do të jetë më “kujdestare”

Rubio paralajmëron nga Mynihu: Europa të forcojë mbrojtjen, SHBA nuk do të jetë më “kujdestare”

15:38 14/02/2026
Edhe një herë për Wizz Air!

Edhe një herë për Wizz Air!

15:26 14/02/2026
Zvicra voton më 8 mars për mbrojtjen e parasë cash në Kushtetutë

Zvicra voton më 8 mars për mbrojtjen e parasë cash në Kushtetutë

11:37 14/02/2026
Plagosja e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Sauk, tentuan të fshehin gjurmët dhe armën, arrestohen nëna e xhaxhai i të dashurit, tre familjarë në kërkim

Plagosja e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Sauk, tentuan të fshehin gjurmët dhe armën, arrestohen nëna e xhaxhai i të dashurit, tre familjarë në kërkim

11:25 14/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.