Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Premtimet në raport të kundërt me realitetin! Salillari dhe Gjikuria ‘gllabërojnë’ malet e lumenjtë

15:05 16/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Më 2 prill të 2019 qeveria mbylli 12 gurore dhe prishi 26 furra gëlqereje pasi kanë shkatërruar pyjet dhe ambientin në malin e Krujës: Frenki Shpk, Zhukjo shpk, Salillari shpk, Kegli – Duri shpk, PA Konstuksion, Kastrioti shpk, LOTI shpk, Vega shpk, Makaresh shpk, Santara shpk, PRISKA shpk, Babasi COO.

Sot, një vit pas këtij vendimi të marrë nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Klosi është publikuar një denoncim sipas së cilit në dy monumente natyrore Kanioni i Gjipesë dhe Bokërrimat e Vunoit, ushtrojnë aktivitet të jashtëligjshëm, guroret e firmës Gjikuria.

Denoncimi është bërë nga Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në Partinë Demokratike, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook i ka bërë një sfidë kryeministrit Edi Rama, dhe dy ministrave, Belinda Balluku dhe Blendi Klosit.

Malltezi ka publikuar edhe një video, ku shihen eskavatorët që vazhdojnë të nxjerrin gurë nga mali.

Në këto kushte mbetet e dyshimtë se nga kush e ka marrë lejen mjedisore kompania në fjalë, e cila ka ndërhyrë  duke ndërtuar gurore në monumente mjedisore, në një kohë kur vetë ‘numri 1 i mjedisit’ Blendi Klosi ka deklaruar se ato shkaktojnë dëme të pariparueshme në mjedis.

Sakaq, edhe plani urbanistik mbetet në tym, ndërsa nuk ka ende asnjë reagim zyrtar rreth kësaj çështjeje.

Nga ana tjetër, shkatërrimi i mjedisit pa kriter vazhdon, teksa ministri duket se ka vendosur të mbyllë njërin sy.

Ditën e sotme, Dosja.al ka publikuar disa pamje nga lumi Mat, në shtratin e të cilit, kompania “Salillari” po kryen punime, ku shihen kamionët dhe ekskavatorët e kompanisë Salillari.

Gërryerja në shtratin e këtij lumi për të marrë rërë dhe zhavor ka bërë që rrjedha e tij të devijohet, duke shkaktuar edhe eriozion në tokat bujqësore të banorëve të kësaj zone, duke sjellë sërish rrezikun e përmbytjeve në dimër.

Teksa, qeveria iu bën thirrje shqiptarëve të qëndrojnë brenda duke shmangur grumbullimet e shumta, shumë kompani po ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa kriter në terren, duke shmangur edhe protestat e qytetarëve.

Disa ditë më parë banorët e zonës kanë dalë të protestojnë kundër këtij projekti në dëm të mjedisit shqiptar, por sipas dëshmive që ata kanë dhënë për media të ndryshme, rezulton se Policia i ka kërcënuar me gjoba, pasi po thyhen rregullat ndaj pandemisë.

Kujtojmë se “Salillari shpk.”  është akuzuar nga opozita për shkak të projektit të ‘Unazës së Re’ në Tiranë, pasi u shpall një nga tre kompanitë fituese për ndërtimin e 2.2 kilometra rrugë (nga pallati me “Shigjeta” në Tiranë deri te sheshi “Shqiponja”), në vlerën 40 milionë euro.

Opozita, por jo vetëm, e kanë akuzuar kreun e ‘Salillarit’ për lidhje të ngushta me qeverinë e Edi Ramës dhe duke e cilësuar si njeriu që bën ‘bamirësitë’ e kryeministrit.

Nuk e dimë nëse firma në fjalë ka përfituar nga raporti miqësor që ka me qeverinë, apo ka ndërhyrë pa leje mjedisor nga ana e saj.

Sa më shumë është folur për mjedisin, aq më shumë është dëmtuar natyra.

Si ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, ashtu edhe kryeministri Edi Rama janë angazhuar për ndalimin e masakrave natyrore, por realiteti është krejt i ndryshëm.

Shoqatat mjedisore kanë mbi dy vjet që zhvillojnë procese gjyqësore dhe një seri protestash për të ndaluar ndërhyrjet pa kriter në mjedis, por puna vazhdon me shpejtësi, duke dëmtuar rëndë natyrën.

Të tjera

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Aktualitet

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin
Aktualitet

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Rreth 60 familje në Baks-Rrjoll të Velipojës janë në protestë prej ditësh. Mbrojnë një tokë prej rreth 1.46 milionë metrash...

19:14 09/02/2026
Para

Jo vetëm zjarr! Çfarë ndodhi tjetër te Ministria e Shëndetësisë më 15 prill?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.