Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Prej kohësh trajtohem me antidepresantë”, përlot nëna e Martin Canit: Publikimi i videos ishte tronditje shumë e fortë

13:18 16/06/2025
Reading Time: 3 min lexim

Vrasja e Martin Canit, një 14-vjeçar që humbi jetën pas një sherri banal pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, vijon të tronditë opinionin publik dhe të zbulojë plagë të thella në sistemin arsimor, shoqëror dhe institucional.

Ngjarja ndodhi më 18 nëntor 2024, kur Martini, një nxënës i qetë dhe i përkushtuar, doli nga shkolla si çdo pasdite tjetër. Por ajo ditë do të rezultonte fatale.

Nëna e viktimës, Florina Cani, në një intervistë për News24, foli mes dhimbjes për një video që është publikuar së fundmi, ku duken momentet para vrasjes së Martin Canit.

“Kemi një dhimbje shumë të madhe. Prej kohësh isha me ilaçe depresioni. Pak nga pak po mundohem që dhimbjen ta kthej në forcë. Por u shfaq një video që nuk e dinim që ekzistonte. U befasova sepse mendova mos ishte një video që e kishim parë, ishte një tronditje psikologjike shumë e fortë.”

Ajo tregoi gjithashtu momentin kur e pa videon:

“Në shtëpi isha vetëm unë, bashkëshorti dhe Henri. Ia kam shpjeguar Henrit, dhe ai e ka kuptuar tashmë që Martini nuk jeton më. Mundohemi ta mbajmë gjallë me kujtimet e tij të bukura.”

Florina thekson se videoja nuk ishte pjesë e dosjes gjyqësore dhe familja nuk ishte në dijeni të saj as gjatë seancave në gjykatë.

“Nuk e dinim më parë ekzistencën e videos. Edhe në gjyq nuk e dinim.”

Ajo shpreh edhe një zhgënjim të thellë për qëndrimin e familjes së autorit:

“Nuk kemi pasur falje nga familja e autorit. Po të isha në vend të familjes së autorit, si familje do shkoja tek familja e tjetrit, do i thosha që kjo ndodhi, do kërkoja falje, kjo do ishte.”

Florina tregon se nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në gjykim, për shkak të traumës:

“Nuk kam marrë pjesë në seancë gjyqësore, sepse nuk e përballoj dot emocionalisht. Kur pashë videon, u ndjeva shumë keq dhe nuk arrita ta shikoj deri në fund. Kur plaga hapet herë pas here, është shumë e fortë.”

Për shkakun që mund të ketë çuar në përplasjen mes të rinjve, ajo dyshon:

“Përderisa çështja kaloi në këtë tragjedi, dyshoj se xhelozia apo konfliktet e moshës, ndonjë mburrje për të treguar se autori ishte më i fortë, çuan deri në këtë pjesë. Martini i kishte gjithë të mirat dhe kishte dëshirë që kishte ta shprehte edhe me të tjerë. Besoj se kjo ka çuar në konfliktin mes tyre.”

Një tjetër plagë, sipas saj, është mungesa e reagimit nga shkolla ku Martini mësoi për 9 vite me radhë:

“Shkolla nuk ka reaguar dhe jemi shumë të tronditur edhe për këtë pjesë sepse Martini ishte që nga klasa e parë deri në klasën e 9 nxënës i asaj shkolle. Nuk ka ardhur askush.”

Në përpjekje për ta mbajtur gjallë kujtimin e Martin Canit, prindërit kanë ngritur një “muze të vogël” në shtëpinë e tyre.

Kjo nismë ka ardhur si një formë përballimi dhe për të ruajtur kujtimet edhe për vëllain e vogël, Henrin.

“Ideja ishte e bashkëshortit sepse unë nuk perceptoja dot më shumë. E biseduam dhe vendosëm që ta bëjmë. Kjo është mënyra jonë që të mbajmë pranë Martinin me kujtimet e tij, edhe për vëllanë e tij Henrit. Jeta është një sprovë shumë e madhe.”

Tragjedia e Martin Canit është një kambanë alarmi për institucionet, për sistemin arsimor, për familjet dhe për shoqërinë në tërësi. Një jetë e prerë në mes dhe një dhimbje që nuk shërohet me heshtje.

Etiketa: Nena e martin canit

Të lidhura

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë
Aktualitet

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

Një vajzë 3-vjeçare ka rrezikuar jetën pasi ka gëlltitur plot 62 rruaza magnetike, duke shkaktuar një situatë urgjente që kërkoi...

18:45 16/06/2025
Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja
Aktualitet

Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

Hetimet për atentatin e 17 prillit në zonën e Lundrës, ku mbetën të plagosur katër persona, kanë avancuar pas zbulimit...

18:30 16/06/2025
Para
Gjendet pa shenja jete 60-vjeçari në Dibër

Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, procedohen 4 shtetas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

18:45 16/06/2025
Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

18:30 16/06/2025
BMW del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduar në Korçë

BMW del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduar në Korçë

18:20 16/06/2025
Arbjan Mazniku në SPAK: Dosja që mund të fundosë jo vetëm një ministër, por një sistem

Arbjan Mazniku në SPAK: Dosja që mund të fundosë jo vetëm një ministër, por një sistem

18:11 16/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.