Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Prej ditësh kërkonin përgjigje: Më në fund kryebashkiaku i Krujës takon banorët e prekur nga projekti i rindërtimit

00:07 14/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama prezantoi programin e Rindërtimit për Krujën, të ashtuquajtur ‘masterplan, që konsiston në prishjen e shtëpive në lagjen Subash, një nga më të vjetrat e qytetit, me pretendimin se ato banesa janë dëmtuar.

Kreu i qeverisë, ashtu si zakonisht, e dha lajmin në Facebook, ku u shpreh se qytetarëve do tu propozohet një marrëveshje, që konsiston në shpronësimin pronë për pronë, ose truall për truall në sipërfaqen e re që do ndërtohet për të prekurit nga tërmeti.

Mirëpo, përpara se të ndërmerrte vendimin për prishjen, siç duket pushteti qendror nuk e ka marrë parasysh faktin se aty bëhet fjalë për lagjen “Subashi”, me një histori qindravjeçare.

Banorët e kësaj lagjeje pasi mësuan vendimin e ri nga adresa e kreut të qeverisë në Facebook, janë ngritur në protestë, pasi nuk janë dakord që banesat e tyre të prishen.

Banorët kanë treguar për mediat se nga tërmeti shtëpitë e tyre nuk kanë pësuar dëme të mëdha që të justifikohet prishja e plotë e tyre.

“Gazetareforma.com” komunikoi me njërin prej banorëve të kësaj lagjeje, Fatjon Subashi, i cili u shpreh se nuk kanë marrë asnjë informacion zyrtar nga asnjë prej instancave shtetërore dhe lajmin e kanë mësuar rastësisht nga Facebook.

Ai u shpreh se ndonëse kanë kërkuar informacion nga Bashkia Krujë, kjo e fundit nuk ua ka hapur derën, teksa nëpërmjet burimeve jozyrtare kanë mësuar se masterplani përfshin rreth 20 banesa, 2 prej të cilave shtëpi muze.

Këta qytetarë deklaruan do mblidhen para Bashkisë së Krujës për të kërkuar takim me përfaqësues të qeverisë, qoftë ky edhe vetë kryeministri, për të marrë informacione zyrtare rreth projektit.

Ata u shprehën të indinjuar për këtë vendim të pushtetit lokal dhe atij qendror, duke paralajmëruar ta mbrojnë dhe me jetë, të drejtën që ua ka garantuar Kushtetuta, atë të pronës.

Mirëpo, më në fund pas shumë këmbënguljesh ata kanë arritur të takojnë kreun e Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Burime pranë “Gazetareforma.com” bëjnë me dije se banorëve iu është mundesuar takimi me Bushin, prej të cilit kanë arritur të marin vetëm një angazhimin personal, duke iu premtuar se do kërkojë korrigjimim e projektit për zonën që prek familjen Subashi.

Por, gjithsesi banorët mbeten skeptikë kundrejtë një premtimi të tillë deri në marrjen e një vendimi zyrtar nga qeveria.

“Kjo mund të jetë një taktikë që ndoshta do të blejë kohë dhe të ulë ritmin e kërkesës së llogarisë e të së drejtës qe na takon. Në këto kohë ne jemi në pritje të një përgjigjeje zyrtare, teksa do mundohemi të informohemi sa më shumë”, janë shprehur banorët.

Një vendim i tillë i marrë nga qeveria cënon pronat e këtyre banorëve, që sikurse shprehen banojnë në këtë zonë prej 500 vitesh, dhe për më tepër janë edhe shtëpi muze.

Ndonëse bota përpiqet të ruajë vlerat historike dhe trashëgiminë kulturore, e kundërta ndodh në vendin tonë.

Kështu, banorët shprehen se këtë nisëm do ta vijojnë më tej, në mbrojtje të të gjitha vlerave historike e kulturore të vendit tonë.

Të tjera

Aksident fatal në errësirë: 29-vjeçari humb jetën në Berat
Aktualitet

Aksident fatal në errësirë: 29-vjeçari humb jetën në Berat

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Moravë të Beratit,...

12:35 17/08/2025
Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj
Kryesore

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Nga Adriatik Doçi Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e...

16:56 11/08/2025
Para

“Populli t’i marrë zvarrë”, Murrizi: PD dhe PS po bëjnë pazare për Reformën Zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Të moshuarit po varfërohen: Hendeku mes pensioneve dhe pagave po rritet pa mëshirë

Të moshuarit po varfërohen: Hendeku mes pensioneve dhe pagave po rritet pa mëshirë

18:39 24/08/2025
Me kokën ulur para drejtësisë: Shqiptari që vrau gruan para fëmijëve del në gjykatë në Volos

Me kokën ulur para drejtësisë: Shqiptari që vrau gruan para fëmijëve del në gjykatë në Volos

13:08 24/08/2025
Mashtrim i madh në Drilon, rrezikohet trashëgimia/ Fatmir Bektashi shet apartamente në ajër, pa leje, në zonë të mbrojtur

Mashtrim i madh në Drilon, rrezikohet trashëgimia/ Fatmir Bektashi shet apartamente në ajër, pa leje, në zonë të mbrojtur

10:39 24/08/2025
Horoskopi sot, 13 shkurt 2023

Horoskopi: 24 gusht 2025

09:39 24/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.