Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Prej 85 ditësh shqiptarët nuk kanë gjykata!

16:59 25/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Prej thuajse tre muajsh, bizneset, transporti e shumë aktivitete të tjera u bllokuan për shkak të pandemisë Covid-19.

Përveç problemeve në sektorin ekonomik dhe shëndetësor, një ngërç u krijua edhe në sistemin e drejtësisë.

Mbyllja e gjykatave pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga kryeministri ka krijuar kaos jo vetëm tek qytetarët, por edhe tek ata qe janë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Pas këmbënguljes së Dhomës së Avokatisë për rihapjen e gjykatave në muajin prill me argumentin se çështjet mund të gjykoheshin duke respektuar kushtet e mbrojtjes ndaj koronavirusit, Këshilli i Lartë Gjyqësor doli me një deklaratë publike ku njoftohej se prej datës 27 prill, në gjykata do të riniste puna.

“KLGJ vendos rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, më datë 27.04.2020.

Ngarkohen këshillat dhe kryetarët në detyrë të gjykatave për marrjen e masave për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, në përputhje dhe respektim të masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në vendimin, që hyn në fuqi menjëherë.

Edhe pse kanë kaluar 85 ditë nga ky vendim, gjykatat në vendin tonë vijojnë të jenë të mbyllura.

Në datën 10 prill 2020 Gjykata e Lartë ka bërë një njoftim për mediat ku ka njoftuar se numri i çështjeve gjyqësore është shtuar edhe më tepër, e ndërkohë që puna nuk ka nisur ende.

Mesa duket dosjet në gjykata do vazhdojnë të “flejnë” derisa të marrim një njoftim të dytë për mediat apo dhe nga vetë kryeministri Rama.

“Sipas të dhënave që rezultojnë nga sistemi i administrimit të çështjeve gjyqësore, në Gjykatën e Lartë janë paraqitur për shqyrtim mbi 35000 çështje.

Ky numër i jashtëzakonshëm çështjesh ka ardhur në rritje graduale, për shkak se Gjykata e Lartë në 10 vitet e fundit nuk ka arritur të trajtojë dhe të zgjidhë gjatë secilit vit kalendarik një numër më të madh apo të barabartë me çështjet gjyqësore, krahasuar me numrin e atyre që paraqiten për shqyrtim në çdo viti kalendarik”, shkruhet në njoftimin për mediat në faqen e websit të Gjykatës së Lartë.

Burime për “gazetareforma.com” bëjnë me dije në to shqyrtohen vetëm çështjet emergjente dhe jo ato të themelit, çka ka krijuar një bllokim të ngjashëm me atë të Gjykatës së Lartë.

Edhe pse janë hapur baret, restorantet e çdo aktivitet tjetër i mundshëm, puna në gjykata ende nuk ka filluar edhe pse kushtet për të rifilluar aktivitetin në siguri të plotë nuk mungojnë.

Në kuadër të kësaj situate, ka pasur reagime të shumta nga avokatët, të cilëve përveçse u është bllokuar aktiviteti, nuk kanë përfituar as nga paketa e ndihmës ekonomike që qeveria vuri në dispozicion të kategorive të prekura nga izolimi.

Institucionet shtetërore vijojnë të injorojnë ngërçin që ka shkaktuar mbyllja e gjykatave duke treguar paaftësi të pashembullt për të parë në aspektin afatgjatë dëmin që krijon grumbullimi i çështjeve që presin të shqyrtohen.

Sakaq, kjo zvarritje e paarsyeshme përkthehet në një drejtësi të munguar për qytetarët, që prej më shumë se dy muajsh janë privuar nga mundësia për të kërkuar drejtësi në sallën e gjyqit, në një kohë kur thuajse çdo institucion tjetër ka rinisur punën.

Etiketa: nuk kane gjykataprej 85 diteshshqiptaret

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para

Institucionet nuk shqetësohen nga plehrat! Përroi i Qesarakës pushtohet nga mbetjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

19:56 11/05/2025
Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

19:40 11/05/2025
Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

19:16 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.