Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Pranoj se kam një problem të pazgjidhur”, Edi Rama intervistë për prestigjiozen gjermane, ja çfarë ka thënë

18:24 31/01/2020
Reading Time: 4 min lexim

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një intervistë për një nga mediat më prestigjioza gjermane “Spiegel”.

Rama ka folur në lidhje me çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Reformën në Drejtësi dhe gjithë aktualitetin politik në vend.

I pyetur rreth mendimit të tij për çeljen e negociatave me BE, Rama tha se nuk është as optimist, as pesimist.

Sipas tij, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret për t’u antarësuar në BE dhe çelja e negociatave varet më së shumti nga BE se Shqipëria.

Më tej, Rama u shpreh se Reforma në Drejtësi po njeh sukses dhe mohoi që Shqipëria rrezikohet nga krimi i organizuar.

Sipas tij, kriminaliteti në vendin tonë është ulur krahasuar me 5-6 vite më parë.

Po ashtu, ai u pyet edhe rreth ligjit të paketës së “Anti-Shpifjes”, për të cilën u shpreh se nuk do kthehet pas.

Pjesë nga intervista
SPIEGEL: Zoti kryeministër, vitin e kaluar u shty fillimi i bisedimeve të anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo gjë do të diskutohet sërish në samitin e BE-së në mars. A prisni një vendim pozitiv?
RAMA: Nuk jam as optimist, as pesimist. Praktikisht, vendimi për të filluar negociatat e anëtarësimit nuk thotë asgjë për ne, sepse mbi të gjitha dëshmon për polemikat e brendshme në BE. Ne kemi përmbushur të gjitha kërkesat për të filluar negociatat. Shtyrja e tyre nuk ishte aspak e mirë për ne. Fatkeqësisht, disa politikanë në vendet e BE-së harrojnë se ne kemi nevojë për procesin e bisedimeve si një udhëzues për modernizimin e shtetit dhe të institucioneve tona. Nëse Shqipëria do të bëhet anëtare varet më pak nga ne sesa nga vetë BE-ja.

SPIEGEL: Opozita bojkotoi edhe parlamentin edhe zgjedhjet, ndërkohë që reforma zgjedhore është ende në pritje. Ju jeni akuzuar për blerjen e votave. A është Shqipëria në një krizë të demokracisë?
RAMA: Ne nuk jemi ende plotësisht të pjekur për praktikat demokratike, sepse Shqipëria ka qenë diktatura komuniste më e izoluar në Europë. Bojkotet parlamentare janë një traditë te ne. Edhe partia ime e ka praktikuar atë, por, një bojkot zgjedhor është një përshkallëzim që kërcënon sistemin demokratik. Kjo gjë duhet të ndalet. Kohët e fundit kemi vendosur së bashku me opozitën që të hartojmë një reformë zgjedhore. Shpresoj se do të funksionojë. Përsa i përket blerjes së votave unë nuk e diskutoj problemin. Ky fenomen ka rënë ndjeshëm dhe kurrë nuk ka qenë kaq i fortë sa të ketë ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve.

SPIEGEL: A jeni përfshirë personalisht në blerjen e votave?
RAMA: Jo. Vitin e kaluar unë padita gazetën ‘’Bild’’ për këtë pretendim. Procesi është ende në vazhdim.

SPIEGEL: Sistemi gjyqësor në Shqipëri funksionon shumë ngadalë dhe shumë gjyqtarëve të korruptuar iu desh të linin postet e tyre, ndërkohë që reforma nuk po bën përparime të dukshme. A është Shqipëria një shtet i së drejtës?
RAMA: Unë shoh suksese. Ne jemi në procesin e pastrimit të gjyqësorit tonë. Ne po operojmë kancerin në trupin e pacientit. Ai mund të ngrihet në këmbë vetëm pas operacionit.

SPIEGEL: Krimi i organizuar është një kërcënim kryesor për Shqipërinë. Klanet shqiptare të drogës janë gjithashtu aktive në vendet e BE-së si Gjermania. Qeveria juaj po përpiqet ta luftojë atë.
RAMA: Jo, nuk është e vërtetë. Shqipëria është një vend shumë më i mirë se katër apo pesë vite më parë. Nuk ka më prodhim në shkallë të gjerë të kanabisit, numri i vrasjeve nga krimi i organizuar ka rënë ndjeshëm. Ne kemi burgosur anëtarët kryesorë të klaneve të drogës. Gjatë javëve të ardhshme ne do të fillojmë një ofensivë shumë të ashpër kundër krimit të organizuar dhe do të konfiskojmë pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme.

SPIEGEL: Presidenti Ilir Meta refuzoi të firmoste ligjin e ri të diskutueshëm për mediat. Nga jashtë vendit erdhën kritika, sipas të cilave ai kufizonte lirinë e shprehjes. A do ta tërhiqni?
RAMA: Nuk ka arsye për ta bërë një gjë të tillë, kjo është qesharake. Gjatë bisedimeve me OSBE-në, ne kemi vazhduar ta zbusim ligjin për mediat. Ligji përfshin një dispozitë, sipas së cilës viktimat e shpifjes duhet të kontaktojnë një rregullator dhe të kenë të drejtën të kërkojnë një përgënjeshtrim dhe falje.

SPIEGEL: Një vit më parë, një raport hetimor e keni konsideruar “gazetari’ kazan”. A keni ndonjë problem me median kritike?
RAMA: Pranoj se kam një problem të pazgjidhur. Dikur kam qenë një zë i fuqishëm për median e pavarur. Ju mund të krahasoni problemin tim me gazetarinë dembele me atë të një ish-yllI basketbolli, që tani rri ulur në stol dhe fishkëllen lojtarët mediokër. Megjithatë, i përmbahem asaj që kam thënë, nuk e kam problem këtë. Nëse dikush thotë se jam idiot, nuk e kam problem, por nuk mund të hesht përballë akuzave të rënda të rreme.

SPIEGEL: Vitin e kaluar, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia krijuan bashkëpunimin e ashtuquajtur miniSchengen. A është ky hapi i parë drejt një modeli alternativ të anëtarësimit në BE, sipas të cilit rajoni do të jetë i lidhur ngushtë me BE-në, por vendet e tij nuk do të jenë anëtarë me kohë të plotë?
RAMA: Jo nuk është një alternativë, por një fazë në rrugën drejt përafrimit me BE-në. Nga ky bashkëpunim përfitojnë ekonomitë tona. Thjesht, konsideroni këtë shifër: Koha e pritjes që kalojnë njerëzit dhe mallrat në kufij, në rajonin e Ballkanit Perëndimor mund të llogaritet si 1 000 vjet në një vit. Kjo është tronditëse! Ne kemi nevojë për një qarkullim dhe transferta të lira të mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve tona.

Etiketa: edi ramainterviste

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

"Shesim qumësht"! Pas një megaoperacioni shpërbëhet banda italo-shqiptare që shpërndante lëndë narkotike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.