Reuters raporton se dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur para pak minutave në Bagdad të Irakut, ku menjëherë janë lëshuar sirenat që paralajmërojnë për rrezik.
Ende nuk dihet arsyet e shpërthimeve, por besohet se bëhet fjalë për dy raketa.
Deri më tani nuk të dhëna zyrtare, por vetëm video amatore.
Po ashtu, nuk raportohet mbi viktima.
Irani është kundërpërgjigjur sot për vrasjen e gjeneralit, Qasem Soleimani.
Dy baza ajrore në Irak me ushtarë amerikanë, janë goditur nga dhjetëra raketa balistike.
Deri më tani raportohet për 80 viktima dhe mbi 200 të plagosur.