Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pra, vaksina kundër tuberkulozit po shpëton Shqipërinë nga COVID-19?

09:44 29/03/2020
Reading Time: 4 min lexim

Deri tani në vendin tonë janë infektuar 197 persona dhe janë regjistruar 10 viktima nga COVID-19, teksa duket se situata është nënkontroll, krahasuar me vende të tjera ku bilanci nga koronavirusi është tragjik.

Së fundmi, gazetari Ruben Avxhiu nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka paraqitur studimet e fundit për COVID-19 dhe shkruan se vaksina që kemi bërë që në fëmijëri kundër turbekulozit, po studiohet seriozisht nga shkencëtarët si mbrojtja më e mirë ndaj koronavirusit.

Analiza është botuar nga ‘Research Gate’ dhe tregon se në vendet ku vaksina kundër tuberkulozit është ende e detyruar, përfshirë edhe vetë Kinën, koronavirusi nuk ka pasur forcë kundër fëmijëve dhe të rinjve.

Sakaq, në vendet perëndimore ku zhdukja e tuberkulozit bëri që vaksina të mos ishte më e detyrueshme, ka shkaktuar tek të rinjtë probleme me COVID-19 që nuk janë shfaqur në Kinë.

Sipas kësaj analize, përhapja e virusit në vendet ku vaksina është e detyrueshme ka qenë shumë më e ngadalshme se në vendet si Italia, SHBA, Franca, Mbretëri e Bashkuar e Spanjë ku koronavirusi po përhapet shumë më shpejt.

Ndonëse nuk ka asgjë të vërtetuar nëse vaksina e zhduk virusin apo jo, 2 shkencëtarët danezë Peter Aaby dhe Christine Stabell Benn, që jetojnë dhe punojnë në Afrikë kanë vënë re se vaksina kundër tuberkulozit pengon rreth 30% të të gjitha patogjeneve të njohura nga njeriu, përfshirë edhe viruset.

Sipas studimit, kjo mund të jetë arsyeja pse COVID-19 nuk është përhapur në masë në vendin tonë ndonëse kemi një lidhje shumë të ngushtë me Italinë.

Shkrimi plotë:
Mbi 1,000 mjekë, infermierë e punonjës të shërbimit shëndetësor në Hollandë po marrin vaksinën BCG si provë për të parë nëse i mbron gjatë punës në luftë me infeksionin e ri që po tmerron botën.
Në mënyrë të ngjashme, grupe të këtyre profesioneve në SHBA e Australi po e marrin në formë mbrojtjeje të mundshme vaksinën në fjalë.
Në fakt, lidhja më e thjeshtë që i shkon mendja njeriut është se si turbekulozi edhe koronavirusi godasin ashpërisht mushkritë.
Një shkrim në revistën “Shkenca” (Science) flet për interesin e jashtëzakonshëm të shkencëtarëve për vaksinën e vjetër 100-vjeçare që solli shpëtimin nga turbekulozi. (https://www.sciencemag.org/neës/2020/03/can-century-old-tb-vaccine-steel-immune-system-against-new-coronavirus).
Instituti Max Plank në Gjermani, i cili ka nxjerrë 33 fitues të çmimit Nobel e që ka prodhuar një vaksinë me këtë bazë po fillon një program masiv vaksinimi për të moshuarit dhe punonjësit e sistemit shëndetësor që janë më të rrezikuarit.
Një analizë e botuar nga Research Gate tregon se vendet ku vaksina kundër turbekulozit është ende e detyruar dhe universale, përfshi edhe vetë Kinën, koronavirusi nuk ka pasur forcë kundër fëmijëve dhe të rinjve. Që mund të shpjegojë se pse në Kinë të rinjtë nuk kanë pasur probleme që po shihen në Itali, Europë e SHBA mes të rinjve. Në vendet perëndimore zhdukja e turbekulozit bëri që vaksina të mos ishte më e detyrueshme.
Sipas kësaj analize edhe përhapja në vendet ku ende është e detyrueshme dhe universale ka qenë shumë më e ndagalshme se në vendet si Italia, SHBA, Franca, MB, e Spanja ku koronavirusi po përhapet shumë më shpejt (përjashtimi këtu është Wuhani dhe kjo lë mënjanë masat ekstreme të Kinës autoritare që mund të kenë qenë një faktor i jashtëzakonshëm në luftën ndaj virusit.)
Sipas kësaj llogjike, kjo është arsyeja pse ndonëse Shqipëria është gati një provincë e Italisë në kuptimin e udhëtimeve të shumta mes dy vendeve përhapja në Shqipëri ka qenë shumë me e ngadalshme se në Itali. Shqipëria e ka ruajtur vaksinimin universal kundër turbekulozit, të paktën si është trashëguar si praktikë që nga Shqipëria komuniste (nuk mund të flas sot për zbatimin rigoroz të regjimeve të vaksinimit se demokracia e liria vjen edhe me mundësinë për t’iu shmangur apo zbutjen e praktikave të detyruara.) Në Amerikën Latine, Ekuadori ishte i vetmi vend që nuk e ka pasur vaksinimin universal kundër turbekulozit. Numri i vdekjeve aty nga koronavirusi për çdo një milion vetë janë: Ekuadori 2, Kolumbia 0.08, Peruja 0.3, Brazili 0.3.
Kjo si çdo rrugë tjetër që po ndiqet nga shkencëtarët është ende për t’u parë se ku do të çojë.
Një gjë që e dinë me siguri është se forca e çdo vaksine bie me kalimin e viteve që mund të jetë arsyeja se pse në Kinë, për shembull, pleqtë kanë vdekur nga vaksina dhe fëmijët jo. Sipas shkencëtarëve, edhe nëse vaksina BCG nuk e zgjidh punën e koronavirusit ajo mund të forcojë imunitetin e trupit në përgjithësi. “Vaksinat në përgjithëi e rrisin përgjigjen imunitare specifike ndaj patogjenit që marrin në shënjestër, për shembull me antitrupa që ndalojnë dhe neutralizojnë një lloj virusi po jo të tjerë. Mirëpo, BCG mund të shtojë aftësinë e sistemit imunitar që të luftojë edhe patogjenë të tjerë përveç bakteries TB…”, shkruan veç të tjerash revista “Shkenca”.
Shkencëtarët danezë Peter Aaby dhe Christine Stabell Benn, që jetojnë dhe punojnë në Afrikë kanë vënë re se vaksina kundër turbekulozit pengon rreth 30% të të gjitha patogjeneve të njohura nga njeriu, përfshi edhe viruseve, gjatë vitit të parë pasi është bërë.
Ka pasur argumente kundër këtij përfundimi. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë që kanë vënë në dukje se vaksina BCG kishte ulur shumë vdekshmërinë mes fëmijëve, mendon se më shumë prova duhet për të vërtetuar këtë propozim.
Të gjitha këto lloj zhvillimesh duhet të trajtohen me kujdes. Vështirë se do të ketë përgjigje bindëse për këto përpjekje pa kaluar disa muaj. Kështu që autoritetet besojnë se e vetmja përgjigje për disa vende e hapësira, si New York-u mbetet për momentin ngadalësimi i përhapjes që mund të sigurohet mbajtja e numrave të sëmundjes të përballueshme nga kapacitetet e sistemit shëndetësor. Deri në një lajm më të mirë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Nga karantina, djali i kryeministrit tregon vështirësinë më të madhe të këtyre ditëve

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English