Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pra, akuzat e Trump janë të vërteta? Publikohet raporti: Çfarë i kërkoi presidenti kinez kreut të OBSH-së për Covid-19

15:11 10/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Duket se pandemia ka gjetur të papërgatitur edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e cila shpesh herë ka bërë deklarata kontradiktore ose të ‘pashpresa’, duke u shprehur se nuk dihet se kur virusi mund të largohet apo se nuk mund të bëhen parashikime.

Ndaj OBSH nuk kanë munguar as kritikat, sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë ndërmarrë edhe një vendim ekstrem.

Disa javë më parë në një konferencën për shtyp, kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, sulmoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pasi siç tha, i kishte këshilluar gabim dhe kishte qenë më shumë e fokusuar te Kina.

Trump, ka bërë të ditur do ndërpresë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë në mes të pandemisë.

“Sot po udhëzoj administratën time që të ndalojë fondet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë përderisa është bërë një rishqyrtim për vlerësimin e rolit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit”, tha Trump aso kohe, duke shtuar se taksa-paguesit amerikanë sigurojnë midis 400-500 milionë dollarë në vit për organizatën teksa Kina jep vetëm 40 milionë dollarë.

Disa ditë më vonë kreu i Asamblesë së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael McCaul, bëri thirrje për fillimin e një hetimi ndaj administratës kineze dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shkak të gabimeve të tyre gjatë pandemisë.

“Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë duhet të hetojë veprimet e Partisë Komuniste Kineze dhe Presidentit të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, veçanërisht në ditët e para të epidemisë. Shpresoj se shumica e deputetëve do të bashkohen me kolegët e mi republikanë dhe do të kryejnë këtë hetim në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Nëse nuk mësojmë nga gabimet në histori, do të jemi të dënuar t’i jetojmë përsëri”.

Sakaq, media të ndryshme nuk i kanë kursyer as kritikat e as akuzat ndaj OBSH.

‘The Atlantic’ shkruan se OBSH nuk ka qenë transparente dhe shembulli tipik për ta vërtetuar këtë është lajmërimi që erdhi në formën e një statusi të vetëm nga llogaria e OBSH në Twitter më 14 janar: “Hetimet paraprake të kryera nga autoritetet kineze nuk kanë gjetur prova të qarta të transmetimit nga njeriu te njeriu i romanit # Koronavirus.” Po atë ditë, buletini publik i Komisionit të Shëndetit në Wuhan deklaroi: “Ne nuk kemi gjetur prova për transmetimin nga njeriu te njeriu”.

Më tej, prestigjiozja shkruan se kjo deklaratë ishte e pavërtetë, dhe në muajt që pasuan, pandemia globale e ka futur pjesën më të madhe të botës nën një bllokim të paparë dhe vrau më shumë se 100,000 njerëz.

Mirëpo, akuzat ndaj OBSH janë thelluar më tej, pasi tashmë edhe media gjermane “Der Spiegel” ka publikuar një raport “tronditës”, i cili pretendon se presidenti i Kinës, Xi Jinping, i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom, ‘të vonojë paralajmërimin global’ për kërcënimin e shfaqur nga Covid-19, gjatë një bisede në janar.

Media gjermane iu referohet të dhënave nga Shërbimi Federal i Inteligjencës së vendit, i njohur si ‘Bundesnachrichtendienst’ (BND), sipas së cilit: “Më 21 janar, udhëheqësi i Kinës Xi Jinping kërkoi nga shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus të mos flasë për informacionet rreth transmetimit nga njeriu te njeriu dhe të vonojë një paralajmërim pandemik. BND vlerëson se politika e informacionit e Kinës humbi katër deri në gjashtë javë për të luftuar virusin në të gjithë botën”.

Nuk ka vonuar as reagimi nga OBSH duke i quajtur të dhënat “të pabaza dhe të pavërteta“.

‘Dr Tedros dhe Presidenti Xi nuk folën më 21 janar dhe ata kurrë nuk kanë folur me telefon. Raporte të tilla të pasakta shpërqendrojnë dhe dëmtojnë përpjekjet e OBSH-së dhe botës për t’i dhënë fund pandemisë Covid-19. Kina konfirmoi transmetimin nga njeriu te njeriu i koronavirusit më 20 janar (para bisedës telefonike të pretenduar). OBSH deklaroi publikisht më 22 janar se “të dhënat e mbledhura … sugjerojnë që transmetimi nga njeriu tek njeri po zhvillohet në Wuhan.”

Nëse pretendimet janë të vërteta, ato do të forconin pohimin e Presidentit Trump se OBSH është ‘qendra e Kinës’.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe OBSH-së janë përkeqësuar përgjatë pandemisë, teksa drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus e ka përshëndetur Kinën si një shembull se si të trajtohet një emergjencë pavarësisht skepticizmit të përhapur të numrit zyrtar të vdekjeve nga koronavirusi.

Të lidhura

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë
Aktualitet

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Një problem serioz me sistemin e “Raiffeisen Bank” ka shkaktuar panik mes mijëra klientëve në të gjithë vendin. Prej disa...

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza
Bota

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli ka paralajmëruar se nuk do të lejojë anijen me të cilën udhëton Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë të...

18:56 08/06/2025
Para

Me tunel dezinfektimi, termometër, doreza e maska në sallë... Rikthehet Vettingu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

18:56 08/06/2025
Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

18:39 08/06/2025
Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

18:23 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.