Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Porositi vrasjen e Saimir Kodrës, dalin përgjimet mes Fetahut dhe Çopjave

09:29 26/11/2024
Reading Time: 2 min lexim

Përmes përgjimeve të marra nga SPAK, është zbuluar se gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, ka qenë e përfshirë në një tentativë për hakmarrje ndaj Saimir Kodrës, drejtuesit të emisionit “Stop”.

Kodra ka denoncuar shpesh në emisionin investigativ të Tv Klan çështjet korruptive të kësaj gjyqtareje.

Një personazh i njohur nga krimi e ka furnizuar gjyqtaren me një telefon SkyEcc, me anë të të cilit ajo ka komunikuar me figura të tjera të botës së krimit për të urdhëruar goditjen e gazetarit.

Lidhja mes Fetahut dhe bandës është mundësuar nga vajza e saj, Megi Fetahu, e cila ka shprehur se “mami u kënaq kur i thash se do të flas me ju”.

Për realizimin e krimit, gjyqtarja ka angazhuar Endri dhe Klejdi Çopja, të dy të njohur për lidhjet me krimin e organizuar.

Endri Çopja është i përfshirë në disa ngjarje kriminale të rënda, përfshirë atentatin me tritol ndaj Lulzim Kullës në vitin 2018.

Sipas hetimeve, ai ka qenë i angazhuar për të goditur dhe mundësisht për të eliminuar fizikisht Saimir Kodrën.

Pavarësisht përpjekjeve të grupit kriminal, atentati nuk është realizuar pasi ata nuk kanë arritur ta gjejnë gazetarin.

Në një komunikim mes Marjus Lulajt, pjesëtar i grupit të Suel Çelës, dhe gjyqtares Fetahu, thuhet se nuk është e lidhur me djegien e makinave të familjarëve të Kodrës, por se ai mund të jetë përgjegjës për ngjarje të tjera. Lulaj gjithashtu shprehet se do të hakmerret ndaj Kodrës për dëmin që i ka shkaktuar gjyqtares.

Fetahu është shprehur e shqetësuar nga denoncimet e emisionit “Stop”, duke paralajmëruar bandën se këto denoncime mund të çojnë në pezullimin e saj nga detyra dhe humbjen e mbështetjes për grupin kriminal në gjykatë.

“Ai, djali i vogël, të gënjej me jetën time, nuk ka djegur asgjë, po pse ty do të gënjej unë, ai mund të ketë djegur shtëpinë e familjarëve të Saimir të Stopit, se kam të sigurt. Unë kam menduar që e ke kuptuar. Atë e kanë bërë shokët e mi me dijeninë time. Në fakt unë doja të dëmtoja direkt Saimirin, ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty, ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë më shumë me të, se e di jemi të ngarkuar.

Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jam marrë personalisht”, thuhet në bisedën e zbardhur.

Sipas dosjes, një tjetër person që ishte në shënjestër të gjyqtares për hakmarrje ishte avokati Arben Llogazi, i cili është identifikuar si një rrezik për gjyqtaren, pasi ai ishte burimi i informacionit për aferat e saj që i transmetoheshin Saimir Kodrës.

Gjatë bisedave me Lulajn dhe Çopjat, Fetahu ka paralajmëruar grupin kriminal të ketë kujdes për avokatin, duke thënë se ai mund të jetë i përfshirë në denoncimet ndaj saj. Grupi i është përgjigjur se avokati do të ketë fatin e avokatit Ravik Gurra, i cili u ekzekutua në vitin 2019 në Elbasan.

Kështu, krahas Saimir Kodrës, avokati Arben Llogazi ishte gjithashtu në shënjestër të grupit kriminal që vepronte për llogari të gjyqtares Fetahu.

Etiketa: EMISIONI STOPEndri ÇOPJAKlejdi Çopjakrimi i organizuarPajtime FetahuSaimir KodraSKYECCSPAK

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti
Kryesore

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Edmond Spaho ka njoftuar përfundimin e karrierës së tij parlamentare. Në një reagim...

21:22 14/05/2025
Para
Organizonin lojëra fati në Tiranë, në pranga 4 persona

Organizonin lojëra fati në Tiranë, në pranga 4 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ

KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ

20:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.