Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Politikanët të kthejnë sytë nga të varfrit’/ Mesazhi i fortë i Imzot George Frendo për zgjedhjet e 25 prillit…

14:12 27/09/2020
Reading Time: 4 min lexim

Shtatori, që prej katër vitesh, është muaji i shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku. Për të nderuar veprën e shenjtores, misionares katolike shqiptare, emrin e saj e mban sot aeroporti i vetëm ndërkombëtar, Qendra Spitalore Universitare, më e madhja në vend, sheshi ku mbajti meshën e shenjtë Papa Françesku, kur vizitoi Tiranën, në shtator të vitit 2014.

Statuja e saj është vendosur në hyrje të Katedrales Katolike të Shën Palit në kryeqytet, ku Papa Gjon Pali i II-të vuri gurin e parë në themelin e saj, kur vizitoi në 1993 për herë të parë Shqipërinë, pas shembjes së regjimit komunist.

Posta Shqiptare ka emetuar pulla me portretin e Nënë Terezës. Por përtej këtij nderimi shenjtorja është e pranishme në Shqipëri me trashëgiminë e saj shpirtërore, me mesazhet universale për kuptimin e jetës dhe marrëdhënieve mes njerëzve.

Mesazhe me vlerë aktuale për paqen, drejtësinë, dinjitetin

Arkipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo, në bisedë me Deutsche Wellen, thotë se Nënë Tereza është shenjtorja e parë shqiptare pas shumë shekujsh. “Shenjtori i parë shqiptar ka qenë Shën Asti, ipeshkvi i Durrësit, i shpallur martir në shekujt e I-rë dhe të II-të të Krishtërimit.

Pas tij, në lashtësi, ka pasur edhe të tjerë. Për disa shekuj nuk pati shenjtorë shqiptarë deri kur Nënë Tereza u shpall shenjtore 4 vjet më parë, më 5 shtator 2016. Në vitin 1979, ajo meritoi çmimin Nobel për Paqen, me motivacionin “për punën e saj në luftën për të kapërcyer varfërinë dhe fatkeqësinë, që përbëjnë kërcënim për paqen”,- thotë Imzot George Frendo, me origjinë nga Malta dhe nënshtetësi shqiptare.

Kur e pyes se çfarë është drejtësia për shenjtoren shqiptare ai thotë, se “për Nënë Terezën drejtësia është themeli i paqes. Paqja nuk është inerci. Për paqen duhet luftuar kundër padrejtësisë, egoizmit, korrupsionit. Paqja nuk është kompromis. Ajo vjen vetëm përmes drejtësisë, të vërtetës, respektit ndaj dinjitetit të pazëvendësueshëm të njeriut”.

Kontributi më i madh në trashëgiminë e çmuar shpirtërore të shenjtores shqiptare është pikërisht mesazhi që çdo njeri ka një dinjitet të pazëvendësueshëm, thjesht për faktin që është njeri.

“Si besimtare e fortë katolike, në fytyrën e çdo njeriu, sidomos të atyre që ishin të sëmurë, të varfër, të braktisur, të mënjanuar, viktima të padrejtësisë, ajo shihte shëmbëlltyrën, fytyrën e Krishtit. Nënë Tereza ia kushtoi gjithë jetën e saj të vërtetës se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe janë pajisur nga Zoti me një bukuri dhe vlerë të veçantë, të patjetërsueshme”,- thotë për DW, Imzot George Frendo.

Politikanët në Shqipëri të hapin sytë për të varfrit

Imzot George Frendo i sheh zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, në pranverën e ardhshme, më 25 prill, si një mundësi e mirë që shoqëria dhe politika të kthejnë më shumë sytë tek të varfrit dhe shtresat në nevojë.

“Në Shqipëri ka ende shumë të varfër, edhe pse situata në krahasim me 25 vite më parë është përmirësuar. Ka shumë diferenca dhe pabarazi sociale. Edhe në Shqipëri po rendet pas fitimit personal dhe harresës ndaj botës së varfër. Jetojmë në një botë të trazuar, me mentalitet konsumist, materialist, që ka korruptuar edhe politikën.

Dëshira e Imzot George Frendos me afrimin e zgjedhjeve parlamentare 2021: “Uroj që politikanët të jenë më të vetëdijshëm për ekzistencën e botës së të varfërve dhe të interesohen jo vetëm për të fituar votat e saj, por edhe për të respektuar dinjitetin e njerëzve të kësaj bote, për të kontribuar që të varfrit të kenë një jetë më të denjë si qenie njerëzore.”

Ai citon Papa Françeskun t’i ketë përkufizuar shoqëritë e sotme si “globalizim të diferencës”. “Politikanët në Shqipëri duhet të hapin mirë sytë për të zbutur diferencat sociale, përmirësuar situatën e të varfërve, anonimëve, të mënjanuarve nga shoqëria përmes politikash mbështetëse dhe integruese”,- thotë Imzot George Frendo.

Për çfarë lloj politikanësh ka nevojë Shqipëria?

Kleriku i lartë katolik ka këndvështrimin e tij edhe për politikanët që i duhen Shqipërisë. “Kemi nevojë për politikanë të pastër, të matur, në qeveri dhe Parlament. Kemi nevojë për politikanë që nuk kërkojnë as të mirën personale, as të mirën e partisë por të mirën e shoqërisë. Shoh që në Shqipëri ka luftë për të fituar autoritet, por autoriteti është shërbim.

Fjala Ministër, është fjalë latine, me origjinë nga greqishtja, që do të thotë shërbëtor, njeri në shërbim të publikut. Një shtet i korruptuar është rrezik i madh për shoqërinë. Në një shtet të tillë të pasurit paguajnë dhe fitojnë gjithçka, të varfrit që s’kanë para humbin dhe vuajnë,” thotë Imzot George Frendo.

“Jam shqiptare, si besim jam katolike, por i përkas gjithë botës”

Kështu tha Nënë Tereza në fjalën e saj në ceremoninë për nder të marrjes të çmimit Nobel, në Stokholm, në fund tetorin e vitit 1979. Prejardhjen e saj shqiptare ajo do ta vinte në dukje edhe në një dorëshkrim, të publikuar në Shqipëri, për herë të parë, këtë shtator në ekspozitën “Nënë Tereza, Shenjtorja Shqiptare”, që u hap në “Qendrën për Hapje dhe Dialog” kushtuar 4 vjetorit të shenjtërimit të saj.

Ky dorëshkrim i adresohej ish-presidentit të fundit komunist të Shqipërisë, Ramiz Alia. Shenjtorja shqiptare e pati shkruar atë në fund tetorin e vitit 1989, në vitin që historianët i referohen si “annus mirabilis”, pasi në 9 nëntor të atij viti ra Muri i Berlinit.

“Zemra ime ka një dëshirë të madhe me ardh në Shqipni. Ja kam dhan besën e shqiptarit Zotit me prue dashni dhe pagje mbi gjithë botën”,- thotë ajo në fragmentin e shkruar në gjuhën shqipe në këtë letër, ku i kërkonte Ramiz Alisë hapjen e misionit të motrave të saj edhe në Shqipëri.

/Burimi:  DW/ Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: Imzot George Frendomesazhpolitikanetë varfrit

Të lidhura

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00
Aktualitet

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare vijon ende, me 5,132 kuti të numëruara nga gjithsej 5,225 në total. Procesi është...

19:29 13/05/2025
Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare, rezultatet për Qarkun Fier deri në orën 19:00

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:16 13/05/2025
Para

‘Fundosen’ nga përgjimet/ Ishin kthyer në ‘tmerrin’ e studentëve,  ja çfarë vendosi sot Gjykata për pedagogun dhe sekserin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

19:29 13/05/2025
Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë

Zgjedhjet parlamentare, rezultatet për Qarkun Fier deri në orën 19:00

19:16 13/05/2025
Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro  në Tiranë

Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro në Tiranë

19:09 13/05/2025
Votat e diasporës, mbi 60 mijë zarfe të numëruara, rezultatet

Votat e diasporës, mbi 60 mijë zarfe të numëruara, rezultatet

19:00 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.