Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Politika e investimit dhe strategjia e shëndetësisë, pasojat e pandemisë do të ndihen deri në këtë vit

09:44 02/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

Pandemia ka ndikuar në shumë aspekte të ekonomisë dhe një ndër më kryesoret është tek shëndetësia, në të cilën duhet investuar duke përshtatur strategjitë  me situatën e Covid-19.

Ndërkohë qeveria ka publikuar strategjinë e shëndetësisë për 10 vite (2021-2030) dhe pesë politika kryesore të saj që do të financohen në kuadër të objektivave të vendosura.

Ajo që evidentohet është se në totalin e kostove peshën më të madhe prej 56 për qind do ta marrë politika e fuqizimit të sistemit të integruar shëndetësor. Politikat e tjera janë ato të investimit në shëndetin e popullatës gjatë ciklit të jetës, progresi drejt mbulimit uiniversal shëndetësor, fuqizimi i reagimit të sistemit ndaj emergjencave dhe shëndeti dixhital.

Po ashtu një pjesë të rëndësishme të strategjisë duket se zë edhe situata e pandemisë COVID- 19 por që sipas tabelës së kostimit është bërë parashikimi për mbulimin e efekteve të pandemisë deri në vitin 2025 ndërsa plani i vaksinimit ka një parashikim deri në vitin 2023, shkruan Monitor.

“Përllogaritja e kostove është bërë sipas viteve financiare. Kostoja e përgjithshme e përllogaritur për zbatimin e Planit të veprimit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030 është rreth 496.40 miliardë Lekë, ose rreth 4.036 miliard Euro. Kursi mesatar për referencë është përllogaritur me 123 lek për 1 euro.

Për periudhën afatmesme 2021-2024, kostoja është vlerësuar në 179.63 miliardë lekë, nga të cilat 171.6  miliardë lekë janë planifikuar në Programin Buxhetor Afatmesëm, 4.47 miliardë lekë do të sigurohen nga financimi i huaj, ndërsa hendeku financiar është 7.93 miliardë lekë ose 4.41% e kostos indikative për këtë periudhë. Për vitin financiar 2021 është marr në konsideratë vetëm 1/6 e shpenzimeve të planifikuara.

Shpenzimet për sigurimin e vaksinave anti covid 2019 janë planifikuar deri në vitin 2023, ndërsa shpenzime të tjera që lidhen me pandeminë janë parashikuar deri në vitin 2025”   shkruhet në strategji.

Buxheti 2022, çfarë do të mbështesë dhe investimet kryesore

Në strategjinë e shëndetësisë është bërë një ndarje e detajuar e shpenzimeve sa i takon buxhetit të vitit 2022 që sapo është miratuar.

“Buxheti 2022, konsiderohet nga qeveria shqiptare, si buxheti i qytetarëve shqiptarë, i cili do të ketë në fokus mbulimin shëndetësor universal të popullatës dhe rritjen e mburojës sociale për shtresat në nevojë.

Me këtë buxhet do të arrihet të financohet programi kombëtar i vaksinimit dhe zbatimi i programit kombëtar të vaksinimit anticovid me financimin 2.7 miliard lekë të dedikuar për vaksinat anticovid.

Do të mbështetet plani i përgjigjies ndaj pandemisë duke siguruar mbështetjen e nevojshme në lidhje me strategjinë e testimit, gjurmimit, survejancës epidemiologjike, kujdesit shëndetësor në sistemin parësor dhe spitalor, barnat dhe materialet mjekësore për të gjitha strukturat spitalore.

Gjatë vitit 2022 parashikohet rritja e investimeve në sektorin e Shëndetësisë, ku do të financohen 3 miliard lekë.

Me buxhetin e vitit 2022, do të financohet për herë të parë paketa e kujdesit të syve për fëmijët e grupmoshës nga 4-14 vjeç si një program i ri i kujdesit universal falas për mbi 300 mijë fëmijë që do të sigurojnë konsultat e syve falas sipas protokolleve mjekësore.

Me buxhetin 2022 do të vijojë mbështetja e personelit mjekësor me rritjen e pagave në 6% brenda këtij viti dhe do të mbështeten 18 mijë mjekë dhe infermierë. Me buxhetin 2022, do të mundësohet edhe rritja e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë duke financuar me rritje 10% të masës së ndihmës ekonomike për të gjithë familjet përfituese të skemës; dyfishimin e ndihmës ekonomike për familjet me më shumë se 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe trefishimin e ndihmës ekonomike për fëmijët me statusin e jetimit si dhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara.

Buxheti i vitit 2022 parashikohet të jetë 91 miliard e 365 milion lekë, i cili përbën 4,89% i PPB bruto ose 6.9 përqind krahasuar me buxhetin fillestar 2021.

Buxheti 2022 do të financojë për Shëndetësinë 63 miliard e 515 milion lekë që përbën 3,4% të PBB, ndërkohë për Mbrojtjen Sociale do të financohen 27 miliard 850 milion që përbenë 1.49% të PBB ose 4.89% të buxhetit të shtetit.

Të lidhura

Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman kërkon falje në emër të vendit të tij
Aktualitet

Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman kërkon falje në emër të vendit të tij

82 vjet më parë, në fshatin Borovë të Kolonjës, u shënua një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë shqiptare....

19:40 06/07/2025
Aksidentohet autobusi Tiranë-Bruksel, një viktimë në automjetin tjetër
Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, 2 të plagosur

Në një nga segmentet më problematikë të aksit Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë, një tjetër aksident rrugor tronditi zonën në orën...

19:30 06/07/2025
Para
Zëvendëson Enkelejd Jotin, ja kush emërohet drejtoreshë e QSUT-së

Zëvendëson Enkelejd Jotin, ja kush emërohet drejtoreshë e QSUT-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zbardhen bisedat mes doganierëve të arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës

Zbardhen bisedat mes doganierëve të arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës

19:55 06/07/2025
Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman kërkon falje në emër të vendit të tij

Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman kërkon falje në emër të vendit të tij

19:40 06/07/2025
Aksidentohet autobusi Tiranë-Bruksel, një viktimë në automjetin tjetër

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, 2 të plagosur

19:30 06/07/2025
Shkarkime dhe hetime në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës pas skandalit me bandën e Laert Haxhiut

Shkarkime dhe hetime në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës pas skandalit me bandën e Laert Haxhiut

19:05 06/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.