Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Policia, strukturë private e Ilir Prodës’, Lala: Kreu i uniformave blu në shërbim të Ylli Carës

11:53 01/07/2025
Reading Time: 4 min lexim

Gazetarja Klodiana Lala, në një intervistë për emisionin “ÇIM PEKA LIVE” në Syri TV, zbuloi detaje të reja lidhur me një ngjarje të rëndë ku 27-vjeçari Eduart Koboci është sulmuar me armë zjarri.

Ai ndodhet aktualisht në kërkim nga policia, ndërsa autorët e dyshuar nuk janë identifikuar ende. Sipas rrëfimit të tij, i riu jeton jashtë Shqipërisë dhe një mbrëmje kishte shoqëruar një të njohur në zonën e Yzberishtit, përpara se të nisej drejt Kishës së Laçit

“Sapo ndalova pranë spitalit American 3 për të shkëmbyer disa mesazhe, sepse nuk doja të bëja këtë gjatë drejtimit,” tregon Koboci.

Ai tha se makina e tij kishte xhama të errët dhe nuk dallohej kush ishte brenda, por papritmas u afruan katër persona që tentuan të hapnin dyert e automjetit. Dyert nuk u hapën, por sulmuesit nisën të godisnin makinën nga të dyja anët.

“U tremba dhe shtypa gazin për të ikur sa më shpejt,” tregoi Koboci, duke shtuar se gjatë largimit janë qëlluar të paktën nëntë herë drejt makinës së tij. Ai pretendon se është plagosur nga të shtënat, dhe kjo do të duhet të verifikohet nga autoritetet.

Më tej, gazetarja Lala njoftoi se Koboci është shpallur në kërkim për largim nga vendi i aksidentit, pasi gjatë ndjekjes së autorëve, makina e tij u përplas me një automjet tjetër. Pas përplasjes, makina nuk u ndez dhe ai u largua me vrap.

Ndërkohë, personat që dyshohen për sulmin nuk janë shpallur ende në kërkim. Lala shtoi se disa nga autorët e mundshëm kanë lidhje të ngushta me strukturat e policisë.

“Kërkova për identitetet e tyre dhe rezultoi se njëri prej tyre është Arnold Cara, kushëriri i biznesmenit Ylli Cara, i cili njihet si ish-partner i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda,” deklaroi gazetarja.

Ajo shtoi se Ylli Cara përmendet në dosjen e vetingut të Ilir Prodes, ku diskutohet marrëdhënia e tyre biznesore dhe kalimi i një prone nga Cara te Proda. Lala denoncoi se për shkak të këtyre lidhjeve, hetimet ndaj autorëve janë bllokuar dhe ata nuk janë shpallur në kërkim.

Sipas saj, dosja nuk është dërguar në prokurori dhe ajo paralajmëroi se policia e shtetit po kthehet në një “polici private” të Ilir Prodes. Për më tepër, disa gazetarë janë këshilluar që të mos raportojnë mbi këtë ngjarje.

“Ekziston edhe një histori tjetër që lidhet sërish me biznesmenin Cara,” përfundoi Lala, duke lënë të hapur mundësinë për zhvillime të reja.

Deklarata e plotë e Klodiana Lalës

Bëhet fjalë për një 27-vjeçar, i quajtur Eduart Koboci, jeton jashtë vendit, mësoj nga rrëfimi i tij, i cili një mbrëmje pasi lejoi një të njohur të tij në zonën e Yzberishtit, kthehet me qëllim që të niset për në drejtim të Kishës së Laçit.

Ndalova, tha, je mokent pranë spitalit American 3, sepse po shkëmbeja disa mesazhe dhe nuk doja të shkëmbeja mesazhe në automjet, nga frika e ndonjë aksidenti. Makina ime tha është me xhama të zinj dhe nuk dallohet se kush është brenda, dhe papritmas erdhën 4 persona dhe tentuan të hapnin dyert.

Dyert, tha, nuk u hapën dhe ata tentuan të godisnin në të dyja anët e automjetit.

Në atë moment, nga frika rrëfen ai, i kam dhënë gaz me shpejtësi dhe kam tentuar të largohem.

Në atë moment, e kanë qëlluar në drejtim të automjetit të paktën 9 herë sipas tij.

Qëlluar me armë, dhe këto janë fakte që duhet t’i verifikojë prokuroria dhe policia.

Unë kam dhe një foto e cila tregon se unë jam takuar me personin.

Ai pretendon se është shpallur në kërkim pasi në momentin që është larguar me automjetin e tij, automjeti tjetër ku udhëtonin agresorët e ka goditur nga pas dhe ky ka përplasur një automjet që kishte para.

Makina, tha, nuk ndezi dhe unë dola nga automjeti dhe kam ikur me vrap.

Unë, tha, jam në kërkim, dhe absolutisht nëse ka kryer vepër penale, ky personazh unë nuk e di çfarë përfaqëson në jetën e vet, duhet patjetër ta hetojë prokuroria për largim nga vendi i aksidentit.

Ndërkohë agresorët të cilët e kanë sulmuar, nuk janë shpallur në kërkim deri më tani nga policia dhe mbrohen nga policia.

Kur u bënë kërkime se kush ishin personat që ky person akuzonte, në fakt më rezultojnë njerëz të cilët duhen hetuar, me lidhje shumë të forta në polici.

Arnold Cara është kushëriri i parë i biznesmenit Ylli Cara, ish ortak me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit zotin Ilir Proda.

Ylli Cara përmendet edhe në dosjen e vetingut të Ilir Prodes për shkak se kanë pasur marrëdhënie biznesi dhe për shkak se një banesë që ka patur në pronësi Ylli Cara ia ka kaluar em pas në pronësi Ilir Prodes.

Mua më rezulton se për shkak të kësaj lidhje unë ngrij dyshime të plota se përse ata nuk janë hetuar dhe nuk janë shpallur në kërkim.

Çfarë ndodhi më tej, kjo dosje nuk u dorëzua në prokurori.

Policia e shtetit është kthyer në një polici private e Ilir Prodes, dhe pas kësaj ngjarje, unë ju garantoj se faktet do të dalin një ditë, u është kërkuar gazetarëve të caktuar të mos japin zë kësaj historie. Dhe një histori tjetër që po përfshin biznesmenin Cara.

Etiketa: Ilir ProdaKlodiana Lalapolicis shtetit

Të lidhura

Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës
Aktualitet

Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua sot seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës, i konsideruar si kreu i grupit kriminal të...

14:06 01/07/2025
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Kosovë

Kosova dështon për të 40-tën herë të konstituojë Kuvendin

Kuvendi i Kosovës sërish nuk arriti të konstituohej, duke shënuar dështimin e 40-të në përpjekjet për të zgjedhur kryetarin dhe...

13:30 01/07/2025
Para
Masakra e Lushnjës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun

Dërgohet në laboratorin digjital të SPAK telefoni që përdorte Laert Haxhiu në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës

Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës

14:06 01/07/2025
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kosova dështon për të 40-tën herë të konstituojë Kuvendin

13:30 01/07/2025
Situata me zjarret në vend, gjatë 24 orëve të fundit raportohen 24 vatra

Situata me zjarret në vend, gjatë 24 orëve të fundit raportohen 24 vatra

13:21 01/07/2025
Ky është babai monstër që abuzonte seksualisht me vajzën e mitur prej 7 vitesh

Ky është babai monstër që abuzonte seksualisht me vajzën e mitur prej 7 vitesh

12:55 01/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.