Forcat RENEA kanë shtuar masat e sigurisë në kufirin grekë të Kakavijës.
Kjo për shkak se edhe pak ditë, mbushet 1 vit nga vrasja e Kostandinos Kacifas në Bularat.
Ky i fundit u vra në një shkëmin zjarri me forcat RENA.
Autoritetet shqiptare do të përforcojnë kontrollet në kufij, për të mos lejuar që personat e shpallur ‘non grata’, të futen në Shqipëri, shkruan ‘Dosja’.
Gjithashtu të dyja palët po bashkëpunojnë, për të marrë informacion në lidhje me personat që do të futen në Shqipëri, në përkujtimoren e Kacifas.
Njëkohësisht në Gjirokastër kanë zbarkuar forat e Anti-terrorit, RENEA dhe FNSH.
Kujtojmë këtu se një vit më parë, gjatë ceremonisë mortore të Kacifas, ekstremistët grekë shpërthyen në thirrje anti-shqiptare, ku një ndër to ishte edhe ‘digjini të gjallë’.
Më pas Ministria e Jashtme, shpalli non-grata një pjesë të mirë të ekstremistëve, midis tyre edhe ish-eurodeputetja qipriote, Eleni Theocarus.