Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia publikon bilancin e 24 orëve të fundit, arrestohen 7 drejtues mjetesh

15:40 27/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Policia ka vijuar me kontrollet në akset kryesore të vendit edhe gjatë 24 orëve të fundit, ku ka arrestuar dhe gjobitur shumë drejtues mjetesh, të cilët kanë shkelur Kodin Rrugor.

Sipas informacioneve zyrtare përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Po ashtu mësohet se janë pezulluar 49 leje drejtimi, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti në sens të kundër.

Njoftimi i policisë:

Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos përdorni celularin në timon, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mbroni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, respektoni rregullat e qarkullimit që të arrini të sigurt në destinacion, mos u bëni statistikë!

Pavarësisht se në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike, ka përsëri shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë që ka arritur deri në 191 km/h në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, me alkoolin në timon, deri në masën 1.22 mg/l, me përdorimin e celularit në timon dhe më keq akoma me drejtimin e automjetit, pa leje drejtimi.

22-vjeçari F. M., nga Durrësi, duke drejtuar mjetin fuoristradë me 150 km/h në Bypass-in e Fierit është konstatuar nga Policia Rrugore e Fierit, me radar, me shpejtësi 150 km/h dhe nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por ka vijuar me shpejtësi në drejtim të Vlorës, ku është konstatuar nga radari i Policisë Rrugore të Vlorës me 159 km/h në autostradën Levan-Vlorë, ku dhe është ndaluar nga shërbimet policore. Policia Rrugore e ka ndëshkuar me masë administrative 29.000 lekë të rinj, me 10 muaj pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje prej 6 pikësh nga leja e drejtimit.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, të mbështetura dhe nga Patrullat e Përgjithshme e “Shqiponjat”, janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 49 leje drejtimi, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti në sens të kundër.

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1760 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Nga Njësia Operacionale për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë është goditur një rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë. Është vënë në pranga shtetasi A. P., 19 vjeç, pasi për të shmangur masën administrative, u ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash.

Policia e Shtetit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e personave që humbën jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor Jergucat-Muzinë dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me korrektësi të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e angazhuar maksimalisht për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore dhe administrative të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor, por njëkohësisht thekson se duhet reflektim dhe përgjegjshmëri nga të gjithë për të mbrojtur jetën kur jemi në rrugë dhe jo vetëm kur ndodhin ngjarje të tilla.

Përgjatë fundjavës do të intensifikohen akoma më shumë kontrollet, nisur edhe nga fakti se në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike ka akoma fluks të shtuar. Gjithashtu ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#MosUbejStatistike🚑
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔

Etiketa: bilancinpoliciapublikon

Të lidhura

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë
Bota

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë, duke shprehur ambicien për krijimin e një aleance apo pakti...

08:34 08/04/2025
‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret
Aktualitet

‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit për prostitucion në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3”...

12:45 05/04/2025
Para
“COVID-i i gjatë”, revista mjekësore: Shërimi mund të zgjasë për më shumë se një vit

“COVID-i i gjatë”, revista mjekësore: Shërimi mund të zgjasë për më shumë se një vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.