Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia nuk kursen shoferët “e pabindur”, arrestohen 8 persona dhe hiqen 57 patenta për një ditë

17:31 04/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Policia Rrugore ka vazhduar edhe ditën e sotme me kontrollet e imtësishme në akset kryesore të vendit, ku dhe ka konstatuar një sërë parregullsish. Disa nga shkeljet e konstatuara janë, shpejtësia tej normave të lejuara deri në 180 km/h, drejtimi i mjetit ne gjendje të dehur, parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë.

Për këto parregullsi policia ka arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, 5 prej të cilëve për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje. Janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi, si dhe janë vendosur mijëra gjoba.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

Shpejtësi tej normave të lejuara deri në 180 km/orë, drejtim mjeti në gjendje të dehur e nën ndikimin e alkoolit, parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, përdorim të celularit në timon e mos vendosje të rripit të sigurimit, shkelje këto të konstatuara gjatë 24 orëve të fundit nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga kontrollet e kryera nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave dhe kamerave janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, që drejtonin mjetin në gjendje të dehur apo nën ndikimin e alkoolit, që shkelnin semaforin apo përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që nuk vendosnin rripin e sigurimit dhe kryenin manovra apo parakalime të rrezikshme në rrugë. Janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi, nga të cilat:

38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 74 km/orë në qendrat urbane në Kamëz e deri në 180 km /orë, 20-vjeçari F.SH., i cili u konstatua nga radari  në rrugën interurbane Tiranë- Durrës, në aksin Maminas-Durrës.

19 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur në masë deri në 0.62 mg/l konstatuar në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi A.LL,  kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një godine.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2482 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht: 412 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 324 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 746 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 178 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 711 masa për parakalime të gabuara dhe 111 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Aktualisht ka filluar kthimi i pushuesve nga zonat bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës  dhe për këtë shkak në të gjitha akset rrugore ka fluks të shtuar, por të rrjedhshëm dhe pa ndërprerje. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve , të respektojnë rregullat, mos kryejnë parakalime të gabuara, të qëndrojnë në radhë në akset ku trafiku është i rrjedhshëm por i ngadaltë, të mos qarkullojnë me shpejtësi e mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike🚑

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔

Etiketa: kursenpabindurpoliciashoferet

Të lidhura

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë
Bota

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë, duke shprehur ambicien për krijimin e një aleance apo pakti...

08:34 08/04/2025
‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret
Aktualitet

‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit për prostitucion në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3”...

12:45 05/04/2025
Para
“Më jep 500 euro se të thera me thikë”, arrestohet i riu shqiptar në Itali

“Më jep 500 euro se të thera me thikë”, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.