Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia nuk “kursen” shoferët e “pabindur’”, 12 të arrestuar në 24 orët e fundit

17:30 17/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Policia e Shtetit ka bërë publike bilancin e masave të vendosura gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, për shkelësit e Kodit Rrugor. Sipas njoftimit zyrtar, janë arrestuar 12 shoferë, gjithashtu janë pezulluar 43 leje drejtimi si dhe janë vendosur mbi 2 mijë gjoba.

Shoferët e ndaluar nga policia, janë konstatuar duke lëvizur në rrugë me shpejtësi tejet normave të lejuara, në gjendje të dehur, e në raste të caktuara, pa leje drejtimi. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Njoftimi i plotë i policisë:

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!
24 orët e fundit: 12 shtetas në pranga, për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, 43 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo gjendje të dehur dhe 2354 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore, në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, në të gjithë vendin, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Intensifikimi i kontrolleve nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, gjatë 24 orëve të fundit, ka çuar në pranga 12 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Përgjatë kontrolleve parandaluese të alternuara, me qëllim konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim për aksidentet rrugore, efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bulevardin “Zhan D’Ark”, për t’iu shmangur masës administrative, iu ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, 2.000 lekë të rinj.
Për të lehtësuar sadopak trafikun e rënduar të mjeteve në qytetin e Sarandës, për shkak të fluksit të madh të pushuesve që frekuentojnë në fundjavë dhe gjatë javës këtë qytet, Policia Rrugore e Sarandës, përgjatë 24 orëve të fundit, ka hequr me karrotrec dhjetëra automjete të parkuara gabim në rrugë, që bllokonin lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të qytetarëve, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 32 drejtues mjetesh, duke iu hequr edhe qeset e zeza nga xhamat e automjeteve të tyre.

Falë rritjes së besimit të qytetarëve, të cilët kanë telefonuar te 112 dhe kanë denoncuar me foto e video në Komisariatin Dixhital, në të gjithë vendin janë
vendosur 432 masa administrative, kryesisht për parkime të gabuara, xhirim gomash apo shpejtësi në qendrat e banuara, duke rrezikur jetën e banorëve. Në tri raste, në Tiranë, Durrës e Fier, janë arrestuar në flagrancë në gjendje të dehur tre drejtues mjetesh që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë.
Po gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative 1890 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

Si rezultat i mbulimit të të gjitha akseve rrugore me radarë, në të gjithë vendin janë evidentuar shpejtësi gati mbi dyfishin e lejuar, si në qendrat e banuara në Kamzë e në Bulevardin e Ri në Yzberisht, ashtu edhe në akset rrugore nacionale, shpejtësi që kanë arritur deri në 171 km/h në Laç-Milot.
Gjithashtu janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 33 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 78 km/h në qendrat e banuara deri në 171 km/h në rrugën interurbane Laç-Milot, si dhe 10 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Etiketa: e pabindurkursenpoliciashoferet

Të lidhura

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë
Bota

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë, duke shprehur ambicien për krijimin e një aleance apo pakti...

08:34 08/04/2025
‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret
Aktualitet

‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit për prostitucion në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3”...

12:45 05/04/2025
Para
Kuvendi Kombëtar/ Mark Marku i ashpër: PD-ja ndodhet në pikë kritike, duhet të ndryshojmë strategji

Kuvendi Kombëtar/ Mark Marku i ashpër: PD-ja ndodhet në pikë kritike, duhet të ndryshojmë strategji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:06 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

18:02 14/05/2025
Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

17:35 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.