Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia në aksion, asgjësohen rreth 5 mijë rrënjë kanabis nga Shkodra në Gjirokastër

12:28 13/08/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme policia ka organizuar një operacion kombëtar kundër kultivimit të kanabisit në territorin shqiptar. Janë angazhuar 1560 efektivë policie të cilët kanë bërë të mundur asgjësimin e plot 4945 bimëve narkotike.

Bimët narkotike janë evidentuar me anë të mbikëqyrjes me dronët policorë ndërsa është dashur ndërhyrja e FNSH për asgjësimin e tyre, pasi ishin mbjellë në terrene mjaft të vështira.

Njoftimi i Plotë:

Vijon kontrolli masiv i territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Në kontrollin masiv të territorit janë përfshirë 1560 forca policore të Drejtorive Vendore të Policisë në qarqe, të Policisë Kufitare dhe të reparteve të FNSH Tiranë, Fier dhe Shkodër.

Gjatë kontrolleve janë përdorur edhe 32 dronë, për të kontrolluar territorin, nga ajri.

Gjatë kontrolleve, shërbimet policore janë përballur me terrene të vështira malore, prandaj është dashur ndërhyrja e punonjësve të FNSH-së, të cilët kanë zbritur me litarë, për të asgjësuar bimët narkotike.

Gjatë kontrolleve në terrene mjaft të vështira, në zona malore, në të gjithë vendin janë konstatuar raste të kultvimit të bimëve narkotike në parcela të vogla, që varionin me 25 deri në 90 bimë.

Konkretisht në qarkun Shkodër janë asgjësuar 3290 bimë narkotike, në qarkun Lezhë 1010 bimë, në qarkun Kukës 316 bimë, në Malësinë e Krujës 225 bimë, në qarkun Gjirokastër 73 bimë dhe në qarkun Dibër 31 bimë, të dyshuara narkotike kanabis.

Bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies, përveç një sasie të vogël bimësh që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Strukturat hetimore të DVP-ve ku janë konstatuar dhe asgjësuar bimët narkotike, nën drejtimin e Prokurorive respektive, po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit.

Kontrolli masiv i territorit do të vijojë çdo javë, me qëlllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit është e vendosur për ta luftuar me zero tolerancë veprimtarinë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, duke denoncuar raste të paligjshmërisë, në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital.

Të tjera

Tregu i IT-së mes aferash dhe rastësish: Nga Meçe tek Shima
Aktualitet

Tregu i IT-së mes aferash dhe rastësish: Nga Meçe tek Shima

Prej fillimit të këtij viti, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ishte në kolaps të plotë. Ndonëse kishte tenderuar të...

11:38 22/08/2025
Çim Peka: Pa mua, Daniel Shima sot do ishte ushqim për peshkaqenët
Aktualitet

Çim Peka: Pa mua, Daniel Shima sot do ishte ushqim për peshkaqenët

Gazetari Çim Peka ka reaguar në lidhje me “zhdukjen” disa orëshe të ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, duke deklaruar se...

11:34 22/08/2025
Para
Gazetari bën thirrjen e fortë: Të bojkotohet Irfan Hysenbelliu dhe biznesi i tij!

Gazetari bën thirrjen e fortë: Të bojkotohet Irfan Hysenbelliu dhe biznesi i tij!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tregu i IT-së mes aferash dhe rastësish: Nga Meçe tek Shima

Tregu i IT-së mes aferash dhe rastësish: Nga Meçe tek Shima

11:38 22/08/2025
Çim Peka: Pa mua, Daniel Shima sot do ishte ushqim për peshkaqenët

Çim Peka: Pa mua, Daniel Shima sot do ishte ushqim për peshkaqenët

11:34 22/08/2025
Shqipëria në prag të alarmit shëndetësor: Infeksionet respiratore prekin gati 10 mijë persona në javë

Shqipëria në prag të alarmit shëndetësor: Infeksionet respiratore prekin gati 10 mijë persona në javë

11:32 22/08/2025
Shkollat hapin dyert me rregulla të reja: Jo celularëve, bullizmi në shënjestër

Shkollat hapin dyert me rregulla të reja: Jo celularëve, bullizmi në shënjestër

11:29 22/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.