Policia Rrugorë ka vazhduar edhe ditën e sotme kontrollet në disa akse kryesore të qytetit të Elbasanit. Gjatë kontrollit, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 174 km/h deri në 224 km/h në kulmin e trafikut.
Për pasoj policia ka tërhequr 10 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe janë vendosur 29 masa administrative.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 5 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 12 masa administrative me vlerë deri 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotesues të pezullimit të lejes së drejtimit.
Bëjmë me dije se në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e nga Korça në Berat si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparate fotografik.
Njoftimi nga Policia
Kontrolle me radar në rrugën interurbane Elbasan- Krrabë – Elbasan.
Kontrolle edhe me dron në rrugën nacionale Elbasan – Librazhd dhe Elbasan – Cërrik për të ndëshkuar ata drejtues mjetesh që kryejnë parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.
Policia Rrugore e Elbasanit, gjatë 24 orëve të fundit ka vijuar kontrollet me në rrugën interurbane Elbasan – Tuneli i Krrabës – Elbasan, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.
Gjatë kontrollit, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 174 km/h deri në 224 km/h në kulmin e trafikut.
Si rezultat janë tërhequr 10 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar.
Drejtuesi i mjetit tip Audi, shtetasi A.S., nga Tirana është konstatuar me shpejtësi 224 km/h, i cili u ndëshkua me masë administrative 15.000 lekë të rinj, 6 muaj pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve nga leja e drejtimit.
Shtetasi E.H, rezident në Itali u konstatua me 174 km/h, i cili u ndëshkua me masë administrative 40.000 lekë të rinj.
Gjithashtu janë vendosur 29 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.
Kontrollet kanë vijuar edhe me dron në rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, dhe Elbasan – Cërrik ku janë evidentuar e ndëshkuar për parakalim të gabuar 21 drejtues mjetesh me masë administrative 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 5 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 12 masa administrative me vlerë deri 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotesues të pezullimit të lejes së drejtimit.
Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.
Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e nga Korça në Berat si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.
#ZbatoRregullatUdhëtoiSigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos
#MosPër