Aldo Gjini është autori i plagosjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në rrigën “Todi Shkurti” në Tiranë. Policia e ka konfirmuar diçka të tillë, duke publikuar inicialet e autorit, emri i të cilit u publikua më parë në media.ndër të tjera, policia bën me dije është duke vijuar puna masive për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Todi Shkurti” ku mbetën të plagosur shtetasit A. Gj dhe J. M., ju bëjmë me dije se: Fale veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe si rezultat i hetimeve paraprake të kryera në vendngjarje dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi A. I(Gj)., 31 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tij.
Plagosja me armë zjarri ndodhi gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën “Todi Shkurti”. Altin Gjoka dhe Jetmir Marashaj janë dy personat që mbetën të plagosur, pas një konflikti të çastit me Aldo Gjinin. Mësohet se Gjoka dhe Marashi ishin konfliktuar me Gjinin për një përplasje të makinave të tyre. Më pas dy të parët kanë shkuar në një lokal në pallatet “Grand”, ku Gjini ka shkuar dhe ka qëlluar me armë zjarri e më pas është larguar menjehërë nga vendi i ngjarjes. Gjoka dhe Marashi, respektivisht 32 dhe 28 vjeç, ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.