Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia dhe Prokuroria bastisin 14 banesa në Elbasan për hetimet mbi inceneratorin

08:16 21/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Me urdhër të Gjykatës, Prokuroria dhe Policia e Elbasanit zhvilluan në orët e para të mëngjesit të së hënës një seri kontrollesh në 14 banesa të personave të dyshuar për lidhje me inceneratorin e qytetit.

Sipas informacioneve, kontrollet janë kryer tek mbikëqyrësit e kontratave të bashkisë, te disa administratorë e drejtorë.  Kontrollet vijnë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për këtë incenerator, për veprën penale “shpërdorimit të detyrës” dhe “ndotje mjedisi”

Ky aksion është pjesë e hetimeve të nisura një vit më parë, fillimisht për zjarrin e madh që përfshiu fushën e mbetjeve në vitin 2024.

Pritet që gjatë ditës të bëhen publike detaje të tjera mbi rezultatet e aksionit dhe emrat e personave të përfshirë në hetim.

Inceneratori i Elbasanit

I pari që u vu në shënjestër të hetimeve, ishte inceneratori i Elbasanit i cili u sekuestrua nga prokuroria fundin e vitit 2021, me masa të shumta sigurie, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka, zyrtarë të tjerrë, përfshirë kërkesat për arrest të Stela Gugalles, pronarja e kompanisë “Albtek Energy” si dhe Klodian Zotos, pronar i kompanisë Integrated Technology Services, apo edhe Mirel Mërtirit.

Akuzat ishin të rënda, deri në korrupsion i zyrtarëve të lartë dhe pastrimi i parave. Këta tre të fundit vijojnë të jenë në arrati dhe nuk janë përballur vetë para togave të zeza.

Tashmë çështja e inceneratorit të Elbasanit është ‘vulosur’ sa i përket fatit penal. Për dosjen e hetuar nga prokurori Klodian Braho, tashmë ka një vendim të formës së prerë deri në Apelin e GJKKO.

Për Elbasanin GJKKO e dënoi ish-ministrin Lefter Koka me 5 vjet e 8 muaj burg për korrupsion, ndërsa e shpalli të pafajshëm për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe i sekuestroi aksionet në kantinën e pijeve në Durrës, në vlerën e korrupsionit të kryer, 3.7 milionë euro. Ish-deputeti Alqi Bllako, mori pafajësi nga shkalla e parë për akuzën e shpërdorimi të detyrës. Biznesmeni Klodian Zoto, u deklarua fajtor dhe u dënua me 10 vite burg. Të njëjtën masë dënimi gjykata dha edhe ndaj biznesmenit tjetër Mirel Mertiri. Ndërkohë Stela Gugallja, administratore në inceneratorin e Elbasanit, u dënua me 7 vjet heqje lirie. Me 4 vjet burg u dënua Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit të Shpronësimit, ndërsa për anëtarin e komisionit Bardhyl Cabiri, GJKKO dha dënimin me 2 vjet burg dhe anëtaren Jonida Zeqo 4 vjet. 1.4 vite do të vuajë edhe ish-anëtari tjetër i komisionit, Serafin Papa. Të gjithë të dënuarit përfituan ulje me 1/3 nga gjykimi i shkurtuar.

GJKKO vendosi që kompanitë “Albtek sh.p.k.” dhe “Integrated Energy”, t’u hiqet titulli i subjektit juridik dhe aksionet e tyre ti kalojnë shtetit. Ky vendim u ankimua si nga SPAK ashtu edhe mbrojtja. Pas shqyrtimit Gjykata e Posaçme e Apelit e ndryshoi vendimin për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka duke e shpallur fajtor edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës siç kishte kërkuar SPAK dhe rritur me 1 vit burg dënimin.

Apeli i GJKKO në nëntor 2024, ndryshoi vendimin e 5 tetorit 2023, duke e dënuar përfundimisht ish-ministrin Lefter Koka me 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar në 6 vite e 8 muaj burg. Edhe për Alqi Bllakon “Apeli” i Posaçëm e shpalli fajtor për shpërdorim detyre duke e dënuar me 4 vite burg, akuzë për të cilën shkalla e parë e kishte shpallur të pafajshëm. Për 7 të akuzuarit e tjerë biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, në kërkim, dhe Pëllumb Abeshin, Jonida Zeqon, Bardhyl Çabirin e Serafin Papën nuk pati ndryshim të vendimit duke qëndruar në fuqi ai i shkallës së parë që u dha më 5 Tetor të vitit 2023.

Etiketa: inceneratoripoliciaprokuroria

Të tjera

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë
Aktualitet

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

Eksportet shqiptare po bien në mënyrë të vazhdueshme dhe në janar kanë zbritur në nivelin e vitit të pandemisë, kur...

17:10 17/02/2026
“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë
Aktualitet

“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë

Studiuesi Taulant Muka ka akuzuar publikisht drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa, për plagjiaturë...

16:03 17/02/2026
Para
Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 mln euro në 2024

Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 mln euro në 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

17:10 17/02/2026
“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë

“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë

16:03 17/02/2026
Fevziu: Procesi në Hagë skandaloz, frikë për dënim të ish-krerëve të UÇK

Fevziu: Procesi në Hagë skandaloz, frikë për dënim të ish-krerëve të UÇK

15:08 17/02/2026
“Shteti po na nxjerr nga toka jonë”/ Baks-Rrjoll: 80 familje në protestë për tokën, akuza ndaj drejtësisë

“Shteti po na nxjerr nga toka jonë”/ Baks-Rrjoll: 80 familje në protestë për tokën, akuza ndaj drejtësisë

13:19 17/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.