Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia bën namin, 20 lokale gjobiten pasi kishin muzikë pas orës 20:00

19:05 02/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Policia e Shtetit ditën e djeshme ka bërë aksion për sa i përket gjobitjes së lokaleve pasi sipas njoftimit të uniformave blu janë ndëshkuar plot 20 subjekte me nga 1 milion lekë gjobë.

“Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000, 20 administratorë lokalesh, për mosrespektim të protokolleve të sigurisë dhe vendosje të muzikës pas orës 20:00 në ambientet e lokaleve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Por, si gjithmonë policia e shtetit edhe me gjobat që vendos është selektive. Në momentin që shkohet për të gjobitur një subjekt fillimisht i kërkohet para nën dorë për të mos i gjobitur më pas nëse pronari nuk pranon ata bëjnë “rojën” deri sa ta kapin në shkelje dhe ta gjobisin.

Gjithashtu ajo që është problem akoma më i madh në këtë mes është edhe mos gjobitja fare e disa bizneseve, pasi është i njohuri i dikujt apo një tjetri.

Edhe pse qytetarët kanë pasur shumë vështirësi për shkak të pandemisë, policia e shtetit duket se është punësuar vetëm për të gjobitur për shkak të maskës apo muzikës, ndërkohë kriminelët e vërtetë bëjnë festë.

Gazeta Reforma ka publikuar edhe më parë skandale me gjobat e lokaleve.

Gjobat me urdhër të ministrit Lleshi

Aksionet spontane dhe të paorganizuara të Policisë së Shtetit për të mbyllur ose gjobitur lokale të caktuara, që mbajnë muzikë në ambientet e tyre, ose zhvillojnë aktivitet edhe pas orës 20:00 të darkës, janë dukuri e vazhdueshme në qytetet kryesore të vendit.

Policia e Shtetit duke përfituar edhe nga vakumi ligjor, mungesa e informacionit të subjekteve, por edhe nga qarkoret që lëshohen me pretekstin e koronavirusit, kryen gjobitje dhe bllokime selektive.

Janë të shumë mediat që kanë raportuar edhe kohët e fundit për aksione të tilla, por në një kohë që disa bare bllokohen, lokale nate apo pub-e vijojnë të pa shqetësuar edhe pas orës 24:00 aktivitetin.

Burime nga Policia e Shtetit i kanë thënë “GazetaReforma.com”, se shpesh “goditje të tilla për lokale të caktuara, apo edhe hotele, vijnë me urdhër direkt nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, por që më parë merr miratimin nga vetë ministri Lleshaj”.

Sipas të njëtave burime, “gjobat për shkelje të aktit normativ që ndalon ushtrimin e aktivitetit të shoqëruar me muzikë pas orës 20:00 të mbrëmjes, valojnë nga 1 milion lekë e sipër për këtë shkelje, por më pas pronarët duhet të ‘kolliten’ për të mundur që të anulojnë aktet ose të mund të vijojnë aktivitetin”.

Burimet shtojnë se këto zarfe që jepen nga pronarë lokalesh, restorantesh dhe hotelesh, “shkojnë menjëherë shumë lartë, dhe vetëm thërrimet bien poshtë për shefat e komisariateve, që gjithsesi kërkojnë ‘racionin’ e tyre”.

Akti normativ absurd  

Qeveria “Rama” dhe Ministria e Shëndetësisë, nxorën një akt normativ krejt absurd që po penalizon mjaftë subjekte, me pretekstin e parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Akti Normativ Nr. 30, i datës 20.07.2020, neni 3, pika 7/2 thotë se: “Në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00”.

Janë shërbimet e Policisë në zonë ato që mandej marrin urdhër për të vepruar ose jo ndaj lokaleve të ndryshme, në rast të konstatimi të përdorimit të muzikës.

Në Tiranë, Durrës dhe Vlorë edhe kohët e fundit janë konstatuar dhe janë gjobitur subjekte të ndryshme për këtë çështje, por po në të njëjtat qytete në hotele, resorte dhe lokale të tjera muzika dhe jeta e natës vijon me frekuentim masiv dhe klientët e zgjedhur të qeverisë nuk shqetësohen.

Rast i ngjashëm është edhe ai i përmendur në mediat e ndryshme për subjektin “Folie Marine” në Jal, të cilit në asnjë rast nuk ju ndërpre as muzika dhe as jeta e natës, madje pa “distancim social”.

Etiketa: gjobapoliciaskandal

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Ekonomia e goditur nga Covid-19, qeveria greke prezanton planin mbështetës për punëtorët dhe kompanitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.