Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia aleate në “krim”, sallameri ‘Hako’ po i grabit ujin Mezhgoranit në Tepelenë

E përse të mos e marrin këtë ujë pronarët  e resortit në Peshtan, kur rrjetin e tubacionit ua financon shteti, ndërsa grabitjen e realizojnë me  forcat policore që Rrumbullaku me urdhër të Bablokut, i ka dërguar e dislokuar “non stop” me dajak ndaj banorëve të Mezhgoranit?

14:29 13/10/2023
Reading Time: 3 min lexim

Më 28 mars 2021, sipërfaqja 4.7 hektarë pasuri shtetërore i kaloi në administrim Bashkisë Tepelenë; më 5 prill 2021, kryetari Tërmet Peçi ia dha me kontratë për 99 vite përdorim falas sallameri “Hako”, ndërsa shteti me fond 3.8 milionë Euro do t’i çojë ujin te resorti…

Mos u çuditni, por Muhamet Rrumbullaku me urdhër të Bablokut ka vënë dhjetëra forca policie të rendit, FNSH, Shqiponja e RENEA, në dispozicion të sallameri “Hako”, për t’i garantuar asaj, grabitjen e ujit të banorëve në fshatin Mezhgoran të Tepelenës.

Prej 1 jave, forcat e policisë dhe 20 kokë- rruajtur me çanta mbi barqe e kobure në brez, të paguar dhe dërguar si “cuba” nga pronari i sallameri “Hako”, Adnand Hako, po bëjnë terror me dhunë fizike e arrestime të banorëve të Mezhgoranit, që po mbrojnë ujin e banesave, tokave e bagëtive.

Fakti është ky: Me Vendim Nr. 17/5, datë 18 korrik 2022, kryeministri Edi Rama, i ka dhënë firmës së sallameri “Hako”, statusin “Investitor Strategjik” për ndërtimin e një resorti turistik, fermë derrash, bagëtish e vreshtash e punishte pijesh, me sipërfaqe totale 47 mijë e 400 m2 tokë e pyll pronë shteti falas në Peshtan të Tepelenës dhe 100 hektarë kullotë.

Më 28 mars 2021, këto sipërfaqe pasuri shtetërore i kaluan në administrim Bashkisë Tepelenë, ndërsa më 5 prill 2021, kryetari Tërmet Peçi ia dha me kontratë për 99 vite përdorim falas  sallameri “Hako”-s, për ndërtimin e resortit dhe fermës agro-blegtorale “Zagroturizëm-Peshtan”.

Për resortin e fermën, pronari i sallamerisë Adnan Hako dhe ortakët e tij, kanë menduar dhe kanë vendosur të grabisin ujin e burimit malor të banorëve të fshatit Mezhgoran, megjithëse ky fshat dhe Peshtani ndahen në mes nga lumi Vjosë e janë shumë larg njeri-tjetrit.

Por kjo nuk e ka penguar Bablokun, që t’i akordojë një fond 3.8 milionë Euro Bashkisë së Tepelenës nëpërmjet FSHZH, për të ndërtuar një rrjet tubacioni, që do grabisë dhe çojë ujin e Mezhgoranit në Peshtan, duke ia hequr krejt ujin banorëve, tokave e bagëtive të Mezhgoranit.

Në dokumentet e këtij investimi shtetëror, thuhet se me fondin 3.8 milionë Euro, do bëhet rrjet ujësjellësi për banorët e zbritur në fushën e Sajmolës të Mezhgoranit, por realisht, uji do shkojë matanë Vjosës, vetëm te resorti dhe ferma private “Zagroturizëm-Peshtan” në Peshtan.

Po pse po e grabisin ujin e Mezhgoranit, kur resorti “Hako and Co” gjendet 80 metër larg Vjosës?

Sepse resorti turistik në Peshtan, me sipërfaqe 14 mijë e 400 m2 në mes të pyllit, larg rrugës nacionale e të ndarë nga lumi Vjosë, do jetë qytezë me vila druri, mjedise argëtimi, pishina të hapura në verë e të mbyllura gjatë dimrit, vetëm për vizitorë, turistë e pushues.

Duke qenë se Vjosa gjatë vjeshtës e dimrit dhe në ditë me shi është e turbullt, por shpesh edhe i ndotur nga derdhjet e ujërave të zeza e inertet, i vetmi ujë i pastër nga burime malore që ka ajo zonë, është uji i Mezhgoranit.

E përse të mos e marrin këtë ujë pronarët  e resortit në Peshtan, kur rrjetin e tubacionit ua financon shteti, ndërsa grabitjen e realizojnë me  forcat policore që Rrumbullaku me urdhër të Bablokut, i ka dërguar e dislokuar “non stop” me dajak ndaj banorëve të Mezhgoranit?

Fakti që ka qenë një projekt biznesi i paramenduar dhe i rënë në pazar me Bablokun, vërtetohet me këto akte: Firma e resort “Zagro” nga sallameri “Hako”, është krijuar më 29 qershor 2018 me adresë në Kashar, ndërsa më 5 maj 2020 e transferoi adresën qëndrore në fshatin Peshtan.

Më 5 prill 2021, Tërmet Peçi i Bashkisë Tepelenë i dha 47 hektarë toka në përdorim falas për 99 vite në Peshtan; më 18 korrik 2022, Babloku e shpalli firmën sallameri “Hako” investitor strategjik për resort në këtë zonë, ndërsa 3 tetor 2023 e sot kësaj dite, me urdhër të Bablokut, janë vërsulur policinë për t’i garantuar grabitjen e ujit të fshatit Mezhgoran.

Pamfleti

Të lidhura

Naftë në Parkun e Vjosës: A rrezikohet statusi i UNESCO-s pas ndotjes alarmante?
Aktualitet

Naftë në Parkun e Vjosës: A rrezikohet statusi i UNESCO-s pas ndotjes alarmante?

Parku Kombëtar i Vjosës, simboli natyror i Shqipërisë dhe lumi i fundit i egër në Evropë, ndodhet përballë një rreziku...

22:10 21/06/2025
Amfiteatri i Durrësit ndez gjallëri me festivalin ndërkombëtar të muzikës dhe valleve
Aktualitet

Amfiteatri i Durrësit ndez gjallëri me festivalin ndërkombëtar të muzikës dhe valleve

Amfiteatri Antik i Durrësit u shndërrua në një qendër të gjallë të kulturës botërore, ku tingujt dhe ritmet e traditave...

19:59 21/06/2025
Para
Një ministre fshihet pas skemës? Samir Mane shet të gjitha aksionet e TV SCAN

Një ministre fshihet pas skemës? Samir Mane shet të gjitha aksionet e TV SCAN

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Naftë në Parkun e Vjosës: A rrezikohet statusi i UNESCO-s pas ndotjes alarmante?

Naftë në Parkun e Vjosës: A rrezikohet statusi i UNESCO-s pas ndotjes alarmante?

22:10 21/06/2025
Amfiteatri i Durrësit ndez gjallëri me festivalin ndërkombëtar të muzikës dhe valleve

Amfiteatri i Durrësit ndez gjallëri me festivalin ndërkombëtar të muzikës dhe valleve

19:59 21/06/2025
Mijëra shqiptarë festojnë paradën e përvitshme në Mahnattan

Mijëra shqiptarë festojnë paradën e përvitshme në Mahnattan

19:22 21/06/2025
Izraeli godet objektiva ushtarake dhe bërthamore në Iran, 10 shkencëtarë të vrarë

Izraeli godet objektiva ushtarake dhe bërthamore në Iran, 10 shkencëtarë të vrarë

18:57 21/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.