Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion në lagjen “5 Maji”, në Tiranë, në zonën ku pak ditë më parë u vra 27-vjeçari Mehmet Qema. Policia nga kontrollet e kryera ka gjetur një pajisje grirëse kanabis, si dhe munncione luftarake. Në pranga kanë rënë dy persona. Shtetasit e arrestuar janë Kristjan Peçi, 22-vjeç, dhe Evis Zeneli, 34-vjeç, pasi gjatë kontrollit në një banesë në lagjen “5 Maji’, policia gjeti disa servera kompjuterikë dhe një lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike. Gjithashtu nga polcia u procedua edhe shtetasi me incialet E.Z., për “shpërdorim detyre”, duke qenë faturist i energjisë elektrike në këtë zonë. Ai dyshohet se nuk e ka kryer siç duhet detyrën e tij pasi nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme nga të rinjtë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën “5-Maj”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga K. P., iu gjet dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E. Z., duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën”, thuhet në njoftimin e policisë